Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, ka deklaruar se janë duke kërkuar të gjitha detajat në lidhje me vendimin e Qeverisë së mëparshme VMRO-BDI për të shpërblyer me para qeveritare Johan Tarçullovskin, deputetin e VMRO-DPMNE-së, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës.
“Në këtë moment jemi duke i kërkuar të gjitha të dhënat lidhur me këto marrëveshje. Ajo që e dimë është se ajo marrëveshje që doli në opinion është autentike, megjithatë për shkak se ka edhe të tjera presim që t’i gjejmë të gjitha, sepse janë me datë më të vjetër”, ka thënë Boshnjakovski. Ai ka shpjeguar se në momentin që do t’i kenë të dhënat e plota do t’i bëjnë publike ato.

