19 October
Gara për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është bërë interesante. Përderisa në bllokun maqedonas ajo është thuajse e përfunduar dhe me rezultat të qartë, në kampin shqiptar gara do të jetë e ashpër. Në raundin e dytë garojnë Bashkimi Demokratik për Integrim në njërën anë dhe koalicionit të ri midis Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët nga ana tjetër.
Analizën e situatës më të re politike në kampin shqiptar do ta bëjmë me: Fati Iseni, ish politikan dhe tani profesor; Zemri Elezi, ish politikan dhe profesor dhe Muhamed Halili, ish politikan dhe tani diplomat.

