Gjykata Penale ka njoftuar Prokurorinë Speciale Publike (PSP) se provat e incizimeve telefonike për rastet “Titanik”, “Titanik 2”, “TNT”, “Tanku”, “Lëndina” dhe “Tifani”, i vlerëson si të siguruara në mënyrë të paligjshme.
Më parë, gjykata solli vendimin e tillë edhe për lëndët “Tenderët”, “Toplik” dhe “Tortura”, për të cilat Gjykata e Apelit lejoi që incizimet të trajtohen si prova.
Pritet që PSP të dërgoj ankesë për lëndët e refuzuara, në përputhshmëri me afat zyrtar. PSP deri tani ka dorëzuar 17 aktakuza deri te Gjykata Penale. /SHENJA/

