Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale janë incizuar duke hedhur mbeturina në lumin Shkumbin, në qendër të Tetovës, në afërsi të parkut të Xhamisë së Larme, raporton SHENJA.
Hudhja është bërë në mes të ditës, ndërsa është filmuar nga qytetarët. Organizata joqeveritare “EcoGuerilla” e ka shpërndarë videon duke e shoqëruar me komentin: Jo vetëm që nuk po pastrohet lumi, por ai po ndotet edhe më shumë!
Ka pakënaqësi edhe me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila pretendon se e ka shvendosur depuninë ilegale edhe se do të ndërtojë impiant modern për pastrimin e mbeturinave. /SHENJA/

