Disa tërmete këtë mëngjes kanë shqetësuar banorët e Pehçevës, Berovës dhe rrethinës. Observatori seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup sot ka regjistruar seri të tërmeteve, epiqendra e të cilëve ka qenë 115 kilometra në juglindje të Shkupit.
Kjo seri e tërmeteve më fuqishëm është ndjerë në Pehçevë, Berovë dhe rrethinë. Koha dhe fuqia e tërmeteve janë: 10:00 – 3 shkallë Rihter, 10:17 – 2.3 shkallë Rihter, 10:19 – 2.6 shkallë Rihter, 10:27 – 3.1 shkallë Rihter dhe në orën 10:54 me fuqi 2 shkallë Rihter.

