Përbërja e re e Këshillit Komunal të Strugës është bërë e ditur pas publikimit të të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Aleanca për Shqiptarët është forca më e madhe politike në Këshillin Komunal të Strugës, me tetë këshilltarë (Imer Imeri, Jasmin Qazimoski, Rajmonda Mamudi, Emin Kupa, Kaim Dauti, Jasmina Canoska, Ermis Kalja dhe Arbënor Musa)
BDI është forca e tretë politike në Këshillin Komunal të Strugës me gjashtë këshilltarë (Resul Kaba, Murat Asanoski, Ferzije Leshi, Inaet Dani, Berat Kolonja dhe Zaide Gjura)
Lëvizja BESA ka fituar dy vende në Këshillin Komunal (Samir Juskoski dhe Edmond Vejseli)
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka fituar tetë këshilltarë në Këshillin e Strugës
VMRO-DPMNE ka fituar katër këshilltarë.





