Shefi i shtabit zgjedhor i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri, deklaroi se në bazë të rezultateve të raundit të parë konstatuan se Aleanca për Shqiptarët dhe BESA kanë nevojë për bashkëpunim, i cili do të jetë frytëdhënës.
“Ju bëj thirrje të gjithë përkrahsëve që më 29 tetor të jenë aktivë po aq sa kanë qenë aktiv më 15 tetor dhe ta mbështetin fuqishëm koalicionin tonë. Gjithandej ku ka kandidatë të përkrahet maksimalisht dhe koalicioni të jetë i sukseshëm”, ka thënë Aziri. /SHENJA/

