epa06229975 Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj (L) and Albanian Prime Minister Edi Rama (R) answer media questions during a joint press conference in Tirana, Albania, 27 September 2017. Kosovo’s Prime Minister Ramush Haradinaj arrived in Tirana for an one day official visit. EPA-EFE/MALTON DIBRA
17 October
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij sot në Shkup takimet me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni i filloi me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Pas takimit me Ramën Sela u shpreh se sa i përket bashkëpunimit për raundin e dytë të zgjedhjeve folën vetë qytetarët me votën e tyre me 15 tetor.
“Për këtë folën qytetarët më 15 tetor. Nuk ka asnjë logjik që unë tu them se do të kem bashkëpunim me BDI-në, kur jemi në garë me BDI-në, edhe në Dibër, Strugë, Gostivar dhe komuna tjera. Sovrani foli më 15 tetor dhe natyrisht veprimet tona politike do të jenë të bazuar në bazë të mesazhit që e dha sovrani në raundin e parë”, deklaroi Sela.
Pas takimit me Selën Rama ka vazhduar takimin me liderin BDI-së, Ali Ahmeti. Në fokus të bisedës mësohet se kanë qenë zgjedhjet lokale në vend.



