Pas takimit me kryeministri Edi Rama, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i pyetur se nga cila parti pret vota në rrethin e dytë tha se opinioni do të informohet për çfarëdolloj marrëveshje që do të bëj BDI. Ai tha se me LSDM-në kanë marrëveshje për bashkëpunim që në rrethin e parë.
“E kemi thënë se ne marrëveshje të fshehta nuk kemi dhe nuk do të bëjmë. Ne kemi marrëveshje para se të fillon cikli zgjedhor dhe do të përpiqemi edhe më tutje të prodhojmë edhe klimë pozitive tek qytetarët por edhe një klimë të mirë që të kthehet dhe të materializohet edhe tek qytetarët por edhe në dobi të stabilitetit dhe të proceseve. Ne kemi procese shumë të rëndësishme që na presin dhe duhet të gjitha energjitë t’i vëmë në funksion në funksion të këtyre proceseve”, deklaroi Ahmeti, përcjell SHENJA.
Në lidhje me takimin me Ramën, Ahmeti tha se:“Ishte një takim shumë i dobishëm, e informova Ramën mbi rrjedhat politike, për zgjedhjet që u zhvilluan të dielën sepse kishte mjaft interesim nga Rama. Ai më inkurajoi që po kështu të vazhdojmë edhe në rrethin e dytë që R. e Maqedonisë të vazhdojë në proceset e nisura drejt reformave në gjyqësi dhe drejt rrugës së nisur euroatlantike”
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

