Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar i Qeverisë së Maqedonisë, Rama, i cili në Shkup merr pjesë në Samitin 100, gjatë takimit, kryeministrin Zaev e uroi për zbatim të zgjedhjeve lokale dhe demokratike.
Gjatë qëndrimit në Shkup kryeministri shqiptarë Edi Rama do të takoj edhe krerët e partive politike shqiptare. Raportohet se tema e bisedimeve do të janë zgjedhjet e sapo përfunduara lokale në Maqedoni, zbatimi i Deklaratës së Përbashkët të partive parlamentare shqiptare si dhe integrimi euroatlantik.
Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë edhe t’i zhvillojë marrëdhëniet e mira fqinjësore përmes frymës miqësore, me çka edhe më tej do të kontribuojë për zhvillimin rajonal si dhe me qëllim të hapjes së perspektivave të NATO-s dhe BE-së, të cilat janë qëllime strategjike të shtetit”, deklaroi kryeministri Zaev.
Eshtë theksuar dhe pritshmëria nga krerët që BE ka gatshmëri të mbështes thellimin e bashkpunimit rajonal si dhe u fol pë intesifikim për seancë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe të Shqipërisë në kohë më të afërt./Almakos

