Prokurorë nga Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion kanë arrestuar persona të tjerë për tentativat për vrasje e deri tek pengesa ndaj personave të autorizuar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Prokuroria ka arrestuar edhe pesë persona të tjerë që e kanë torturuar Zijadin Selën në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Siç njoftuan nga kjo prokurori, teksa po bëheshin hetimet u zbuluan edhe pesë persona shtesë që kanë qenë pjesëmarrës në këtë sulm dhe atyre tashmë i’u rëndon akuza “tentim për vrasje”.
Prokuroria Themelore nuk dha detaje shtesë për personat e parë të dyshuar për dhunën ndaj Selës, por tha se këto persona që tashmë i kanë kapur janë në paraburgim derisa të kryhen hetimet e nevojshme.
Ekspertët vlerësojnë se rikonstruktimi i lëndës së 27 prillin nënkupton vërtetimin e faktit se asnjë person i pa autorizuar nuk mund të futet në Kuvend dhe aq më pak në mënyrë të dhunshme. Për hetimet e 27 prillit deri më tani është dënuar vetëm sulmuesi i ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, Panço Angellov të cilit di të më parë Gjykata e shkallës së parë i caktoi masën e dënimit prej 4 viteve nën akuzën për dhunë. Të dyshuarit tjerë u falën nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Ndërkohë në paraburgim janë Igor Jug si i dyshuar për udhëheqje të turmës që kryen vepër penale dhe armëmbajtje pa leje, si dhe babë e birë sulmues të deputetit Zijadin Sela nën akuzën tentim për vrasje. /Almakos

