16 October
Partia Demokratike Shqiptare pranoi rezultatin e zgjedhjeve të djeshme lokale duke thënë se kjo parti ka pasur vota të pastra shqiptare nderkaq akuzoi partitë tjera shqiptare se kanë marrë mbështetje nga qytetarët falë bashkëpunimeve të tyre me partitë maqedonase. Nga kjo parti thanë se pavarësisht rezultatit ata do të vazhdojnë të mbrojnë dhe punojnë për mbrojtjen e interesave shqiptare.
Këto zgjedhje ne si parti kemi qenë të vetmuar, kemi qenë në aleancë me qytetarin shqiptar ndërsa partitë tjera i kanë pasur koalicionet e paralajmëruara, dihet botërisht se BDI-ja ka qenë në koalicion me LSDM-në ndërsa ajo që ishte risi ishte një koalicion i fshehtë mes VMRO-së dhe Aleancës në disa komuna dhe VMRO-së dhe Besës në disa komuna tjera. Po t’i shohim rezultatet e zgjedhjeve në Strugë, Dibër, Gostivar, Bogovinë, Negotinë, Vrapcisht duket qartë bashkëpunimi i ngushtë mes Aleancës dhe VMRO-së ndërsa po t’i shohim rezultatet në Komunat tjera në Bërvenicë, Tetovë,Tearcë Saraj dhe Çair duket qartë një koalicion mes Besës dhe VMRO-së. Edhe njëherë falemendroj të gjithë votuesit për mbështetjen rezultati për ne është solid dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për këto vlera që afirmojnë cështjen shqiptare – deklaroi Bardhyl Dauti, nënkryetar i PDSH-së.
Alsat-M

