Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski tha se procesi zgjedhor ka kaluar në atmosferë jo demokratike. “Dita e sotme zgjedhore ka kaluar me shumë parregullsi. Është bërë presion, kemi pasur informacione për blerje të votuesve. Ka indikacione serioze me manipulimet me flet votimet. E gjithë kjo ka pasur ndikim në rezultatin zgjedhor, dhe këto kanë sjellë fitoren e LSDM në shumë komuna. Për gjithë parregullsitë VMRO do të ankohet. Zgjedhjet nuk kanë përfunduar, ndërsa VMRO është parti e madhe”, ka thënë Gruevski. Pas zgjedhjeve, tha Ai, do të analizohen të gjitha rezultatet me qëllim që të shihet se ku partia ka…
Author: almakos
Kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se Lëvizja BESA me vota është partia e parë shqiptare në Maqedoni.“Partia e parë me vota shqiptare në Maqedoni është Lëvizja Besa. Urime besatarë, urime shqiptarë!”, ka shkruar Ibrahimi, i cili futet në rrethin e dytë përball Visar Ganiun e BDI-së.
Simpatizantët e LSDM-së sonte festojnë para selisë së organizatës partiake në Qendër. LSDM sonte feston edhe në komuna të tjera të Maqedonisë, ku sipas informacioneve partiake, kanë fitore bindëse në zgjedhjet e sotme lokale. Koalicioni “Jetë në Maqedoni” e udhëhequr nga LSDM sonte ka shpallur fitore në së paku 38 komuna ngatë dhënat e përpunua të deritanishme.Deputetja e LSDM-së, Ivana Tufegjik në konferencë për shtyp ka informuar se në rrethinë e parë, LSDM dhe koalicioni ka fituar në komunat e Shkupit: Aerodrom, Karposh, Gjorçe Petrov dhe Qendër si dhe në Berovë, Manastir, Bogdanci, Bosilovë, Butel, Valandovë, Vevçani, Vasilevë, Veles, Gjevgjeli,…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se fituese e këtyre zgjedhjeve në kampin politik shqiptar është Lëvizja BESA.“Duke pasur parasysh se BDI ishte në koalicion me LSDM, kjo i bie që BESA është partia e parë shqiptarë në Maqedoni. Nga votat e numëruara deri tani ne kemi rritje të dyfishtë dhe kjo na bën partinë e parë shqiptare. Gjëja e dytë është se tash më skena politike në Maqedoni është rikongofiguruar se BESA shkon në shumicën e komunave në balotazh dhe na bën pretendente serioze për të marrë këto komuna”, ka thënë Kasami.>Ai tha se BESA shkon në balotazh…
LSDM shpallë fitoren në Kumanovë.
Në konferencën për shtyp nga Aleanca për shqiptarët kanë thënë se procesi zgjedhor ka qenë i suksesshëm për këtë parti, edhe pse sipas tyre në vend të caktuara ka pasur disa incidente të vogla, por të cilat nuk e kanë penguar procesin zgjedhor. “Kemi më shumë se dyfishimin e votave të Aleancës gjë e dëshmojnë rezultatet e përpunuara. Konfirmoj se Sela është në epërsi dhe në raundin e dytë do të garon me kandidatin e LSDM-së. Sot u dëshmua se me të vërtet Gostivari është i pari dhe Arben Taravari deri tani ka mbi 1000 vota epërsi dhe konsideroj se…
Në Tetovë, Teuta Arifi udhëheq me 29,54 në krahasim me Bilall Kasamin nga BESA 26,52. KSHZ prezantoi rezultatet e para edhe për Komunën e Tetovës pas numërimit të 2.319 votave. Teuta Arifi e BDI-së ka marrë 685 vota, ndërsa Bilall Kasami i Lëvizjes BESA ka marrë 615 vota. Goran Majnollovski i VMRO-së ka marrë 383 vota, Bardhyl Dauti i PDSH-së ka marrë 277 vota, ndërsa Adnan Neziri i Aleancës për Shqiptarët ka marrë 264 vota./Almakos
Kandidatja e LSDM-së për kryetare të Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, paraprin me vota ndaj kandidateve tjerë për kreun e kësaj komune. Mbështetësit e saj tanimë veç kanë filluar të festojnë fitoren e Halimit.
Rezultatet e para preliminare të votave të numëruara deri tash të publikura nga KZHZ e nxjerrin Lëvizjen BESA fituese në Komunën e Zhelinës. Kjo parti ka fituar 128 vota. BDI është e dyta me 58 vota, Aleanca për Shqiptarët ka marrë 18 vota, ndërsa PDSh ka marrë 3 vota.
Gjatë ditës deri tek KSHZ kanë arritur 50 ankesa nga qytetarët. KSHZ u ka përgjigjur dhe 5 prej tyre janë pranuar dhe u është mundësuar të votojnë, kanë bërë të ditur nga KSHZ.Ata kanë thënë se në mesnatë KSHZ do të jep rezultatet e para fillestare.
Lëvizja Besa vlerësoi se procesi zgjedhor sot është zhvilluar në atmosferë shum të tensionuar dhe me shumë parregullsi. Nga kjo parti tashmë i kanë përgatitur edhe ankesat që do të dorëzohen në KSHZ. “Për vlerësimin e saktë të procesit i presim të dhënat nga shtabet tona komunale. Falënderojmë aktivistët e Besës që kanë bërë një mal punësh që këto zgjedhje të kalojnë pa ndonjë incident serioz duke dëshmuar kulturë dhe pjekuri të kartë demokratike” deklaroi Faton Fazliu nga BESA. Fazliu theksoi se “nëse në këto rrethana BDI e llogarit vetën favorite atëherë Lëvizja Besa është fituese absolute”.
Aleksandar Kiracovski na LSDM-ja tha se sonte fiton Maqedonia dhe qytetarët e saj. Ai tha se pret që të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje pavaërisht rezultatit zgjedhor me sjelljen e tyre të kontribuojnë që të mirëmbahet atmosfera e qetë dhe demokratike. “Jam i bindur se rezultatet do ta vërtetojnë vendimin e qytetarëve për ndryshime serioze në vend, të cilat shpijnë deri tek jeta në Maqedoni”, deklaroi Kiracovski.

