Në Tetovë, Teuta Arifi udhëheq me 29,54 në krahasim me Bilall Kasamin nga BESA 26,52.
KSHZ prezantoi rezultatet e para edhe për Komunën e Tetovës pas numërimit të 2.319 votave. Teuta Arifi e BDI-së ka marrë 685 vota, ndërsa Bilall Kasami i Lëvizjes BESA ka marrë 615 vota. Goran Majnollovski i VMRO-së ka marrë 383 vota, Bardhyl Dauti i PDSH-së ka marrë 277 vota, ndërsa Adnan Neziri i Aleancës për Shqiptarët ka marrë 264 vota./Almakos


