16 October
Banorët e Debarcës janë kundër ndërtimit të një deponie rajonal në territorin e komunës së tyre, këtë e tregojnë rezultatet e sotme të votimit. Dje, së bashku me zgjedhjet lokale, në Debarcë është votuar edhe referendumi për ndërtimin e deponisë rajonal për mbetje të forta ku do të transportoheshin mbeturinat nga rajoni jugperëndimor i vendit duke përfshirë edhe Strugën problematike. Diku më shumë se 4.600 votues, 2.900 votuan kundër dhe vetëm 293 e kanë mbështetur idenë për një deponi në komunën e tyre. Megjithatë, referendumet e tilla nuk janë të obligueshme.

