15 October
Procesi zgjedhor deri tani ka rrjedhur ça probleme dhe parregullsi të mëdha. Policia është në terren dhe nga afër po e vëzhgon procesin, bëri të ditur zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.
Angellovski theksoi se ka 7 kallëzime për dhënie ryshfeti ndërsa në 20 vendvotime porcesi është ndërprerë për shkak të disa problemeve teknike dhe pastaj ka vazhduar përsëri.
“Nëse qytetarët vërejnë çfarëdo lloj parregullësie ose padrejtësie gjatë procesit zgjedhor ta paraqesin në MPB, ndërsa partitë të përmbahen nga çfarëdolloj prishje të rendit aktiv dhe qetësisë – porositi Angelovski.

