Ka përfunduar votimi i të burgosurve dhe personave tjerë me nevoja të veçanta. Ndërkohë, zyrtarët e KSHZ-së kanë komentuar lajmin se më shumë se gjysma e të burgosurve në burgun e Idrizovës sot nuk kanë arritur të realizojnë të drejtën e votës. Ata kanë deklaruar se nuk mund për momentin të konfirmojnë këto raporte, por kanë thënë se nga përvoja e deritashme është e njohur se të burgosurit nuk kanë dokumente të identifikimit ose nuk janë në Listën zgjedhore sepse janë burgosur pas mbylljes së kësaj liste.
Në burgun e Idrizovës ka 1.810 të burgosur, ndërsa në listën zgjedhore janë të evidentuar 955 votues nga 60 komuna.

