Author: almakos

Edhe Visar Ganiu nuk u paraqit në studion e emisionit “Studio e hapur” në TV SHENJA, megjithatë edhe atij ju parashtruan 5 pyetjet, sikurse çdo kandidati tjetër të BDI-së. Ja Pyetje për kandidatin e BDI-së në Çair, Visar Ganiu: Pararendësi juaj premtoi gazifikimin e çdo shtëpie dhe çdo biznesi. Nuk u bë! Pse t’ju besojnë tani juve? Premtuat rindërtimin e tregut të Bit Pazarit. Ja se si duket edhe pas 12 vjetëve që BDI menaxhon me Komunën e Çairit. Pse? E këtyre lagjeve të përmbytura, çfarë premtimi do t’u kishit dhënë? Duke qenë se krerët e BDI-së vazhdimisht thonë se…

Lexo më Shumë

Në pyetjen se a do ta mbështesin njëri tjetrin në rrethin e dytë, Idriz Orana nga PDSH tha se ai është i mendimit se “BDI duhet të shkojë në histori”. Nga ana e tjetër Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA tha se ai është i bindur se do të shkoj në raundin e dytë ndërsa shpresat i ka që fitorja të korret që në rrethin e parë, por tha se, nëse ai nuk shkon në rrethin e dytë, është i gatshëm të mbështesë cilindo kandidat që shkon pos atij të BDI-së. Edhe Faruk Avdiu tha se është i bindur se do…

Lexo më Shumë

Me ardhjen tonë në krye të komunës së Çairit do të bëjmë një revizion të gjithë punës që është bërë në komunën e Çairit në periudhën e kaluar. Kështu tha kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Studio e hapur”, ndërsa shtoi se është i sigurt se revizioni do të nxjerr në pah shumë abuzime që janë bërë në komunë dhe këto abuzime, tha ai, do të paraqiten tek organet e rendit dhe drejtësisë. Ibrahimi përmendi edhe çështjen e arsimit si një dhimbje që duhet kuruar sa më shpejtë. “Mendoj se çështja e arsimit është një dhimbje që le…

Lexo më Shumë

Kandidati i PDSH-së për Komunën e Çairit, Idriz Orana, vlerëson se projekti aktual për “Bitpazarin” është i dëmshëm dhe i mbulon pamjen Çarshisë së vjetër. Në emisionin debativ “Studio e hapur” Orana tha se ka plan për ndërtimin e Bitpazarit nën tokë dhe mbi të planifikon një shesh me të gjitha kushtet e nevojshme. Në këtë mënyrë ai tha se do t’i hapet pamja edhe Çarshisë së vjetër. “Ai treg mendoj projekti pilot ose projekti përfundimtar është në dëm edhe të vetë punonjësve por edhe në të ardhmen. Të gjithë ne mburremi dhe krenohemi se e kemi emblemën, e kemi…

Lexo më Shumë

Kandidati i PDSH-së për Komunën e Çairit, Idriz Orana, vlerëson se projekti aktual për “Bitpazarin” është i dëmshëm dhe i mbulon pamjen Çarshisë së vjetër. Në emisionin debativ “Studio e hapur” Orana tha se ka plan për ndërtimin e Bitpazarit nën tokë dhe mbi të planifikon një shesh me të gjitha kushtet e nevojshme. Në këtë mënyrë ai tha se do t’i hapet pamja edhe Çarshisë së vjetër. “Ai treg mendoj projekti pilot ose projekti përfundimtar është në dëm edhe të vetë punonjësve por edhe në të ardhmen. Të gjithë ne mburremi dhe krenohemi se e kemi emblemën, e kemi…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në institucionet Euro-Atlantike, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup me rastin e zgjedhjeve lokale. Në komunikatë, përfaqësia diplomatike e SHBA-ve fton qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe i inkurajon ata që bashkë me shoqërinë civile dhe mediat, të raportojnë të gjitha shqetësimet rreth parregullsive zgjedhore deri tek autoritetet përkatëse. “Zyrtarët qeveritar dhe lokal duhet të hetojnë në tërësi të gjitha pohimet për abuzim dhe të ndërmarrin masa. Besojmë se zgjedhjet janë pjesë kritike e…

Lexo më Shumë

Sot filloi shpërndarja dhe pranim-dorëzimi i materialit zgjedhor, nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në komisionet zgjedhore komunale për zgjedhjet lokale që do të mbahen ditën e diel. Në shpërndarjen e materialeve zgjedhore i pranishëm ishte edhe nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca, i cili tha se procesi ka shkuar mbarë dhe pa ndonjë problem. Gjithashtu ai njoftoi se këtë cikël zgjedhor, shtypjen e fletëvotimeve zgjedhore e ka bërë kompania “Polyesterday”. “Sot fillojmë me shpërndarjen e materialit zgjedhor. Mund të them se gjithçka është duke shkuar sipas asaj që e kemi planifikuar dhe deri tani procesi ka ecur ashtu siç duhet. Ndërsa më…

Lexo më Shumë

Tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën promovim të rritjes së pagës minimale për të punësuarit në çerdhe, edhe atë për vetëm 2%. Ministrja Milla Carovska tha se ata kanë për qëllim që të njoftojnë të punësuarit e kopshteve se rritja prej 2 % të  pagës së tyre, ka filluar që nga muaji shtator, ndërsa pagesa do të bëhet në muajin tetor.  “Pres konferenca e sotme ka të bëjë me rritjen e pagës minimale dhe efektin e rritjes për 2 % për të punësuarit nëpër kopshte. Nga shtatori efekti i përgjithshëm i rritjes…

Lexo më Shumë

Ndotësi më i madh i ajrit në rajonin e Pollogut, kombinati Jugohrom, merr edhe një shansë nga Qeveria për vendosjen e filtrave dhe rifillimin e punës. Por, Jugohromi në opinion  njihet si kombinat që disa herë ka shkelur afatet e vendosjes së filtrave dhe ka vazhduar punën. Në vitin 2005 Qeveria e Maqedonisë miratoi ndryshime ligjore, ku ndotësit duhet të plotësonin standardet ekologjike me afat deri më 1 prill të vitit 2014, ndërsa “Jugohrom” disa ditë para skadimit të afatit kërkoi më shumë kohë nga Qeveria, e cila vendosi afatin e fundit për plotësimin e standardeve ekologjike deri më 31…

Lexo më Shumë

Në prag të përmbylljes së fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, Ambasada Amerikane në Shkup përmes një komunikate për media inkurajon institucionet, partitë politike, mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët që të angazhohen për zgjedhje korrekte dhe demokratike. “Zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në institucionet Euro-Atlantike. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të shprehin këndvështrimet e tyre rreth çështjeve në komunitetet e tyre, dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë. Më tej,…

Lexo më Shumë

Banorët e Strugës duhet të presin deri në Vitin e Ri që mbeturinat nga qyteti të fillojnë të barten në Deponinë Drislla në Shkup. Edhe krahas premtimeve për zgjidhje të shpejtë, ky problem edhe më tej qëndron pezull, edhe pse qeveria para më shumë e dy muajsh ndau 12 milion denarë për tejkalimin e tij. Nga organizatat civile “Mjaft” dhe “Struganët për Strugën” për Alsat M thonë se janë të dëshpëruar nga, siç thonë, dinamika e ngadalshme për realizimin e vendimit. Është e qartë se partitë politike gjatë zgjedhjeve në radhë të parë i vendosin interesat politike para atyre të…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për ndalimin e korrupsionit solli sot dy vendime, në të cilat dëshmohet se Institucioni publik shëndetësor “Shtëpia e shëndetit” në Ohër dhe Agjencia për punësim kanë shkelë kodin zgjedhor dhe Ligjin për antikorrupsion gjatë fushatës aktuale parazgjedhore. Në rastin e parë, anëtari i Komisionit për antikorrupsion, Goran Milenkov, tha se gjatë shqyrtimit të ankesës nga mjeku Goran Siljanovski, udhëheqës i shërbimit për ndihmë të përgjithshme dhe urgjente në Ohër,  janë bërë dy shkelje të kodit zgjedhor dhe ligjit për anti korrupsion. “Kemi dy shkelje kyçe të kodit zgjedhor dhe ligjit për antikorrupsion. Në këtë fazë parazgjedhore nuk guxon…

Lexo më Shumë