Author: almakos

Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes freskët, gjatë ditës më ngrohtë. Do të fryjë erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me temperaturë prej katër deri 24 gradë. Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit stabil me mëngjese të ftohta, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje. Të shtunën herë pas herë do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, ka thënë se dialogu në mes Beogradit dhe Prishtinës, në këtë fazë është duke u zhvilluar nga presidentët dhe se tash pret vazhdimin e punës në caktimin e përmbajtjes së fazës së re të dialogut, shkruan sot Koha Ditore. Ajo ka thënë se prej tash e deri në vitin e ardhshëm pret një, siç e ka quajtur, “kërcim cilësor” në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Mogherini ka thënë se tash sheh perspektivë konstruktive në dialog, i cili sipas saj, deri në fund të vitit do të…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare u ndal sonte në Tearcë në tubimin e saj të radhës në kuadër të fushatës zgjedhore. Kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, tha para të pranishimve se PDSH ka një bazë të fuqishme në Tearcë, me kuadro të fuqishëm. Thaçi shtoi se BDI ka pranuar dobësinë e vet me thirrjen e për një koalicion me LSDM-në për Tetovën dhe Tearcën, sipas tij, duke i thirrur maqedonasit që të vendosin për shqiptarët. Thaçi gjithashtu potencoi se beteja e PDSH-së është për ta ruajtur votën e shqiptarëve dhe për ta artikuluar si kërkesë për të drejtat kolektive të shqiptarëve.…

Lexo më Shumë

Aleanca për shqiptarët në krye me kryetarin Ziadin Sela u ndal në gradec të Gostivarit. Sela në fjalimin e rastit u tha të pranishmive se shumë nga liderët e partive shqiptare më 15 tetor do t’i dërgojnë në histri. Ai tha se LSDM-ja nuk meriton votat e shqiptarëve, pasi është ajo parti e cila e montoi rastin e “Sopotit”. Sela tha se Alanca për Shqiptarët do t’i fitojë shumicën e komunave shqiptare, nga Likova e deri në Strugë. Edhe në këtë tubim, Sela nuk la pa përmendur sulmin e 27 prillit në Kuvend, ku tha se asnjë nga liderët shqiptar…

Lexo më Shumë

“15 vite jam në Qeveri, por kam qenë opozitë”, kështu tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, para banorëve të Gostivarit ku partia e tij mbajti tubimin qëndror të së mërkurës në kuadër të zgjedhjeve lokale. Ahmeti i nënvlerësoi të gjitha partitë tjera shqiptare, dhe tha se ai ka dalë fitimtar jo vetëm përballë partive shqiptare por edhe përballë atyre maqedonase. Ahmeti u shpreh i bindur se shqiptarët e dinë se ai nuk dëshiron ta pasurojë karrierën politike, por ndjehet më shumë se krenar me, siç tha ai, tre luftërat të cilat i ka fituar, në Kosovë, Luginë të Presheves dhe…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA sonte është ndalur në Saraj të Shkupit në kuadër të fushatës zgjedhore. Kandidati i kësaj partie për kryetar komune, Bashkim Bakiu, u tha të pranishmive se nëse zgjidhet në krye të komunës, do të bëjë reforma thelbësore nëpër shkollat fillore, zhvillim i bizneseve vendore dhe tërheqje e investimeve të huaja, dhe reforma në të gjitha fushat. Ndërsa në fjalën e rastit, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u premtoi banorëve të Sarajit se do të punojnë bashkë me Bashkimin në zhvillimin e komunave shqiptare, që kryetarët e komunave të jenë shërbëtorë të qytetarëve e jo zotëri siç kanë…

Lexo më Shumë

Rrjeti i amortizuar i ujësjellësit në Studeniçan vazhdon të jetë arsyeja që shpesh një pjesë e banorëve të këtij vendbanimi të mbesin pa ujë. Rreth tre ditë, dy lagje të Studeniçanit mbetën pa ujë të pijshëm, për shkak të plasjes së një gypi. QYTETARË: “Problemi që tre ditë që nuk kemi ujë, gypat nuk bëjnë fare. Është dashur në fillim  të bëhet lidhja e re, pastaj të bëhet asfallti. Tek ne mbrapsht është, tek ne asfallti është bërë, uji akundi hiç. I gjithë fshati pa ujë është dy ditë. Kjo është turp për të gjithë.  Unë nuk dua ta kritikoj…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka realizuar trajnim nëpër të gjitha vendvotimet për komisionet komunale edhe për këshillat zgjedhor në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Zëdhënësja e KSHZ-së, Arjeta Xhemaili, njoftoi se të gjitha këto trajnime janë zhvilluar me sukses dhe brenda afatit dhe kohës së planifikuar. Mirëpo, ajo theksoi se trajnimi në komunën e Çairit për disa shkaqe teknike është mbajtur me pak vonesë.“Për arsye teknike, për shkak që ka pasur një problem teknik në vet shkollën ku ka qenë e planifikuar të mbahet trajnimi, të gjithë anëtarët e këshillit zgjedhor dhe këshillit komunal si dhe trajnuesit nga KSHZ, kanë…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë në vend ka deklaruar sot nga Budapesti se vendi do të fokusit në implementimin e reformave të rekomanduara dhe të nevojshme për ardhmërinë evropiane të vendit. Në këtë drejtim ai ka thënë po ashtu se do të përmirësojnë raportet me fqinjët.“Në Maqedoni ne do të fokusohemi në reformat në vend sepse jemi të vendosur ta bëjmë Maqedoninë demokraci evropiane dhe do të vazhdojmë të mos kundërshtohemi me fqinjët tanë, edhe pse ka tentime por, ne do të shfrytëzojmë këtë proces të mësojmë si të bëhemi aleatë evropianë, sepse çdonjëri prej nesh që ndodhemi sot në këtë tavolinë…

Lexo më Shumë

Gostivari ka nevojë për ndryshime. Nëse jam një votë pas Asafit, ai do të ketë përkrahjen time, por edhe nëse unë jam një votë para, shpresoj se do të kem përkrahjen e Asafit. Kështu tha kandidati i “Aleancës për Shqiptarët”, Arben Taravari, në emisionin “Studio e hapur”. Ai tha se Bejta ka qenë i pasuksesshëm në mandatin e tij në krye të Gostivarit. Duke komentuar anketën e BIRN-it, sipas së cilës komuna e Gostivarit është njëra nga komunat që më së tepërmi ka mbajtur premtimet, Taravari tha se BIRNI ka analizuar disa projekte të Gostivarit dhe jo të gjitha.“BIRNI është…

Lexo më Shumë

Kanceri i gjirit është një ndër karcinomet më të shpeshta që paraqitet tek gratë. Arsyet të cilat po e shkaktojnë këtë sëmundje janë të shumta, duke filluar nga mënyra dinamike e jetesës, mënyra e të ushqyerit si dhe ambienti i ndotur, i cili është një faktor tejet i rëndësishëm. Onkologu Ilir Ismaili nga qendra klinike për onkologji dhe radioterapi në Shkup, në emisionin e mëngjesit ‘8 pa 5’ në Televizionin Shenja tha se kjo sëmundje shënon një rritje jashtëzakonisht të lartë në vend dhe në botë. Sipas tij, çdo e 9-ta femër diagnostifikohet me këtë sëmundje. Ai më tej sqaroi…

Lexo më Shumë

Me përfundimin e 3 mujorit të parë të mandatit të Qeverisë së re nuk përfundoi realizimi i të gjitha masave të planifikuara për këtë periudhë kohore me Planin 3-6-9. Ndonëse Plani është kryefjala e Qeverisë aktuale, nga gjithsej 73 masat e planifikuara, 58 janë realizuar ndërsa 15 të tjera jo, respektivisht janë në në realizim e sipër. Alsat mëson se nga masat e parealizuara spikat mungesa e kohabitacionit, respektivisht bashkëpunimit midis Qeverisë dhe Presidentit, Gjorge Ivanov. Kështu akoma nuk janë plotësuar vendet e lira të në përfaqësitë diplomatike, për çka janë realizuar disa takime me Ivanovin. Ndërkohë kanë mbetur pa…

Lexo më Shumë