Sistemi elektronik për sistemimin e lëndëve tek gjykatësit në Gjykatën Penale nuk funksionon me vite. Alsat M jozyrtarisht ka mësuar një pjesë të parregullsive që Komisioni për drejtësi ka vërtetuar pas analizës së sistemit AKMIS në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Në këtë gjykatë ka ekzistuar një praktikë ku lëndët gjykatësve u janë dhënë në dorë. Keqpërdorime ka pasur edhe tek lëndët për paraburgim. Sistemimi se për cilin paraburgim cili gjykatës do të vendosë është bërë në dorë dhe është tejkaluar sistemi automatik. Jozyrtarisht keqpërdorime me udhëheqjen e penales, Komisioni nuk ka konfirmuar tek u.d kryetari, Stojançe Ribarev, ndërsa dyshime për…
Author: almakos
Dhënia e sinjaleve pozitive për zgjidhjen e problemeve të kahmotshme dhe për zbardhjen e rasteve të mistershme gjyqësore, pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale, për analistët, është pjesë e fushatës zgjedhore dhe jo një hap real drejt epilogut të tyre. Së fundmi, rasti Monstra mori një kahje tjetër kur prokurorja e lëndës kërkoi rigjykim, gjë që nënkuptoi shpresë për të akuzuarit. Poashtu ka zëra për një marrëveshje të mundshme mes Qeverisë dhe kombinatit “Jugohrom” i cili u mbyllë përshkak se disa herë shkeli afatet për vendosjen e filtrave kurse të punësuarit në vazhdimësi kanë kërkuar rivënien në punë të tij.…
Oxhaqet e fabrikës “Jugohrom” sërish do të tymosin në pranverën e vitit të ardhshëm. Të paktën ky është paralajmërimi i qeverisë e cila në seancën e djeshme vazhdoi të nënshkruaj memorandum mirëkuptimi me pronarët e kombinatit në Jegunovcë. Dokumenti parasheh që rifillimi i fabrikës të ndodhë pas përmbushjes së kritereve ekologjike, që është kushti i OJQ-ve të cilët e ngritën zërin kundër ndotjes së Tetovës dhe rajonit. Atje ka shoqata civile të cilat kanë tërësisht orientim kritik ndaj çdo pushteti. Punëtorët do të donin që sot të fillojnë me punë. Me ndershmëri themi, marsi, prilli ose maji. Nuk mund të…
11 October Toni Trajkovksi kandidati për kryetar në Gazibabë nga rradhët e VMRO DPMNE-së edhe një herë kërkoi votën e qytetarëve edhe për një mandat tjetër si kryetar. Para qytetarëve ai përmendi projektet që realizoi gjatë mandatit të tij ndërsa premtoi edhe 471 projekte të reja për të gjitha lagjet dhe vendbanimet në këtë komunë. Si prioritet i tij do të jetë ambienti i pastër, infrastrukturë komunale e rregulluar, çerdhe për fëmijë dhe standarde evropiane nëpër shkolla. Do ta përfundojmë ndërtimin e shkollës fillore “Vera Jociq” në lagjen Hipodrom, do të fillojmë ndërtimin e një shkollë fillore “Kërste Misirkov” në…
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi gjatë tubimit të mbrëmshëm në Strugë kërkoi mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune për listën e këshilltarëve. Thaçi tha se partia e tij duhet të mbështetet pasi e ai ka dëshmuar sinqeritetin e saj ndaj interesave shqiptare, përmes tërheqjes së kandidatit të tyre për kryetar të Strugës. Megjithatë ai bëri me dije se publikisht nuk do të përkrahë asnjërin nga kandidatët shqiptarë të partive tjera. Ne kërkojmë mbështetje për listën e këshilltarëve dhe në të njëjtën kohë kërkojmë mbështetje për PDSH-në. Ne nuk prononcohemi në mbështetje të asnjë kandidati tjetri. Çdokush që dëshiron të bëhet…
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Ziadin Sela akuzoi BDI-në se me nxjerrjen e kandidatit Ramiz Merko, po e përçanë votën shqiptare. Sipas tij, BDI-ja e Ahmetit po blenë votat nëpër fshatrat maqedonase. Të gjithë të pranishmit që ishin prezent, sipas Selës nuk kanë ardhur për kanalizime apo për rrugë, por për përkrahje të çështjes shqiptare në Strugë dhe më gjerë. Sela foli edhe për pushtetin qendrorë duke thënë se për të me rëndësi është të përmbushen kërkesat e votuesve. Në të kundërtën ai u zotua se do ta lëshojë qeverinë. Ne nuk kemi dal në skenën politike për…
Lëvizja Besa dega Saraj reagon ndaj “shkeljes së vazhdueshme të marrëveshjes për zgjedhje fer dhe demokratike që po bën BDI në komunën e Sarajit në bashkëpunim me partnerin e tyre Koce Trajanovskin e VMRO-s딓 Edhe pse Marrëveshja për zgjedhje fer dhe demokratike parasheh ndalim të punimeve të institucioneve publike gjatë fushatës parazgjedhore, ky parim nuk po respektohet nga udhëheqësia e komunës Saraj. Ky nuk është problemi kryesor. Problem edhe më të madh paraqet fakti se duke tentuar t’i fshehin dështimet katërvjeçare, pushteti në largim i BDI-së në Saraj po bën asfaltim kozmetik të rrugëve për nevoja të politikës ditore, e…
Rruga që lidh Butelin me zonën e Karadakut të Shkupit ka filluar të rindërtohet që para tre muajve, megjithatë është lënë pas dore nga autoritete dhe në gjendjen në të cilën ndodhet vështirëson lëvizjen e banorëve të kësaj zone. Ata kërkojnë urgjentishtë nga autoritete kompetente që të ndërrmarin masa për rindërtimin e rrugës sa më shpejtë të jetë e mundur, në të kundërtën nuk përjashtohen edhe masat radikale. Ka dy deri tre muaj që janë larguar pllakat e begatonit dhe kjo rrugë nga atëherë është jo funksionale , unë jetoj në Butel dhe jam nga zona e Karadakut dhe këtë…
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në takimin që zhvilloi sot me homologun e tij nga Shqipëria, e kanë nënshkruar një dokument, përmes së cilit janë dakorduar për shumë çështje me rëndësi për të dyja vendet.“Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga parimet dhe vlerat evropiane, duke i qëndruar qëllimit të përbashkët për konsolidimin e lirisë, paqes, stabilitetit dhe begatisë në të dy shtetet dhe në rajonin ku bëjnë pjesë, Të bindur në përfaqësimin më të mirë të interesit strategjik të qytetarëve të të dy shteteve për integrim në familjet evropiane dhe euro-atlantike, Me…
Marketing parazgjedhor dhe tentim për përfitim të pikëve politike, kështu e kanë vlerësuar banorët e Tetovës dhe fshatrave përreth mundësin e rihapjes së kombinatit të Jugohromit. Ata kundërshtojnë ashpër rihapjen e këtij kombinati derisa nuk plotësohen kushtet, saktësisht derisa nuk vendosen filtrat. Unë më tepër e shoh në suaza të një fushate parazgjedhore se sa realisht mund të hapet, sepse tanimë është vendosur që pa vënien e filtrave mos ndodh një gjë e tillë. Nuk duhet të ketë në asnjë rast asnjë kompromis për fillimin e punëve në këtë gjendje kështu si ka funksionuar deri më tani kjo fabrikë”. Nuk…
Në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së thuhet se funksionarët e LSDM-së janë pasuruar në mënyrë kriminele, ndërsa qytetarët janë shpërblyer me ulje të pagave dhe rritje të varfërisë në vend.“Kur LSD është në pushtet, gjithkund valon krimi, korrupsioni dhe nepotizmi. Zaev dhe kriminelët e tyre dhe klanet nepotiste e shfrytëzuan qeverinë për pasurimin e tyre personal. Kushëriri i Zaev, Trajçe Zaev arriti të blejë gjigantin “Geras Cunev”, i cili ka një hapësirë prej 7000m2 dhe atë për vetëm 20.000 euro. Kjo shumë faktikisht nuk mjafton as për të blerë një garsonierë me hapësirë prej 20m2. Sekretari gjeneral Dragi Rashkovski nuk…
Bllokohet aplikimi për Lotarinë Amerikane. Serveri ka lënë në baltë gjithë të interesuarit që janë dyndur në faqen www.dvlottery.state.gov, për të aplikuar për një mundësi drejt tokës së premtuar. Nëse klikon në këtë faqe ajo del jashtë shërbimit dhe në kushte të tilla, të interesuarit nuk mund të aplikojnë deri sa faqja të rivihet në funksionim. Mësohet se po punohet për vënien e saj në funksionim, ndërkohë që të interesuarit duhet të tentojnë e ta shohin vazhdimisht. Sipas njoftimit të bërë që në nisje të aplikimeve, ju keni kohë deri më datën 7 nëntor 2017 për të bërë aplikimin tuaj.…

