Rruga që lidh Butelin me zonën e Karadakut të Shkupit ka filluar të rindërtohet që para tre muajve, megjithatë është lënë pas dore nga autoritete dhe në gjendjen në të cilën ndodhet vështirëson lëvizjen e banorëve të kësaj zone. Ata kërkojnë urgjentishtë nga autoritete kompetente që të ndërrmarin masa për rindërtimin e rrugës sa më shpejtë të jetë e mundur, në të kundërtën nuk përjashtohen edhe masat radikale.
Ka dy deri tre muaj që janë larguar pllakat e begatonit dhe kjo rrugë nga atëherë është jo funksionale , unë jetoj në Butel dhe jam nga zona e Karadakut dhe këtë rrugë e shfrytëzoj shumë shpesh si me veturë po ashtu dhe me autobus . Kjo është një rrugë e frekuentuar që lidh Butelin, varrezat e Butelit dhe Shuto Orizaren dhe zonën e Karadakut dhe mendoj se kjo rrugë është me rëndësi të madhe për banorët e rajonit si për kryerjen e ritualeve në varreza por edhe për përditshmëri ”
Kjo rrugë që është lënë në këtë gjendje më pengon shumë pasi që unë shfrytëzoj shumë autobusi dhe kur ka ceremoni varrimi ka shumë komunikacion dhe nuk mund të dalim nga 20 minuta dhe për këtë arsyeje më pengon shumë “
Ka filluar para tre muajsh , janë larguar pllakat e begatonit dhe është lënë kështu kjo bëhet për dy ditë tre , jo për tre muaj, nuk e dijë çka duan të bëjnë trualli është I shëndosh vetëm asfalt duhet të vendosin , ne bëjmë xhiro duke qen të kalojmë shumë më afër se dijë se çfarë janë duke bërë -ankohen banorët e zonës.
Alsat tentoi të kontaktonte edhe kreun e Komunës së Butelit, Petre Latinovskin por, ai ishte i pakapshëm për të treguar shkaqet e ndërprerjes së punimeve të rrugës në fjalë.
Senat Zylbehari

