Oxhaqet e fabrikës “Jugohrom” sërish do të tymosin në pranverën e vitit të ardhshëm. Të paktën ky është paralajmërimi i qeverisë e cila në seancën e djeshme vazhdoi të nënshkruaj memorandum mirëkuptimi me pronarët e kombinatit në Jegunovcë. Dokumenti parasheh që rifillimi i fabrikës të ndodhë pas përmbushjes së kritereve ekologjike, që është kushti i OJQ-ve të cilët e ngritën zërin kundër ndotjes së Tetovës dhe rajonit.
Atje ka shoqata civile të cilat kanë tërësisht orientim kritik ndaj çdo pushteti. Punëtorët do të donin që sot të fillojnë me punë. Me ndershmëri themi, marsi, prilli ose maji. Nuk mund të fillojnë me punë para vendosjes së filtrave pasi njëra palë nuk do të jetë e kënaqur. Më saktë shoqata civile ose qytetarët. Kështu që kjo është marrëveshje shumëpalëshe në favor të të gjithë palëve – dekalroi Zoran Zaev, kryeministër.
Problemi me Jugohromin filloi në nëntor të vitit të kaluar kur qeveria e atëhershme mbylli fabrikën pasi nuk u respektua afati për ndërtimin e sistemit të parandalimit të shpërndarjes së grimcave. Pas disa muajve, 700 punëtorë të kësaj fabrike mbetën në rrugë. Drejtuesit premtuan përmbushjen e kritereve ekologjike deri në fund të vitit 2017, që nënkupton rifillimin e punës. Për këtë parashtrohet pyetja nëse nënshkrimi i memorandumit vetëm disa ditë para zgjedhjeve lokale është në funksion të margetingut parazgjedhor. Sipas kryeministrit Zaev bëhet fjalë për transparencë.
Nëse është marketing parazgjedhor apo jo, mund të tregojnë qytetarët, por ne duam atë që e punojmë, për atë që japim energji, resurse dhe kapacitete, të njëjtën ta bëjmë publike, siç dimë të pranojmë gabime të caktuara nëse janë dobësia jonë gjatë punës – theksoi Zoran Zaev, kryeministër.
Memorandumi për tejkalimin e problemeve në Jugohrom mes qeverisë, pronarëve dhe sindikatit duhet të nënshkruhet nesër. Kryesia e fabrikës pohonte se kapaciteti në Jegunovcë nuk është shkaktari kryesor i ndotjes në Tetovë gjë që është kundërshtuar ashpër nga shoqatat ekologjike të rajonit.
Mirko Trajanovski

