11 October
Toni Trajkovksi kandidati për kryetar në Gazibabë nga rradhët e VMRO DPMNE-së edhe një herë kërkoi votën e qytetarëve edhe për një mandat tjetër si kryetar. Para qytetarëve ai përmendi projektet që realizoi gjatë mandatit të tij ndërsa premtoi edhe 471 projekte të reja për të gjitha lagjet dhe vendbanimet në këtë komunë. Si prioritet i tij do të jetë ambienti i pastër, infrastrukturë komunale e rregulluar, çerdhe për fëmijë dhe standarde evropiane nëpër shkolla.
Do ta përfundojmë ndërtimin e shkollës fillore “Vera Jociq” në lagjen Hipodrom, do të fillojmë ndërtimin e një shkollë fillore “Kërste Misirkov” në lagjen Çento, në procedurë është marrja e 2 mjeteve për pastrim dhe mirëmbajtjen e vendeve publike dhe do të vazhdojmë me vendosjen e kontejnerëve, do të vazhdojmë më ndërtimin dhe rregullimin e hapësirave të gjelbërta, do të mbjellim drunj në të gjitha parqet në lagje, çerdhe të reja në Stajkovcë, Inxhikov dhe Trubarevë – deklaroi Toni Trajkovski, kandidat për kryetar komune të Gazi Babës.

