Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Ziadin Sela akuzoi BDI-në se me nxjerrjen e kandidatit Ramiz Merko, po e përçanë votën shqiptare. Sipas tij, BDI-ja e Ahmetit po blenë votat nëpër fshatrat maqedonase. Të gjithë të pranishmit që ishin prezent, sipas Selës nuk kanë ardhur për kanalizime apo për rrugë, por për përkrahje të çështjes shqiptare në Strugë dhe më gjerë. Sela foli edhe për pushtetin qendrorë duke thënë se për të me rëndësi është të përmbushen kërkesat e votuesve. Në të kundërtën ai u zotua se do ta lëshojë qeverinë.
Ne nuk kemi dal në skenën politike për të iu bërë mejdan politik shqiptarëve siç bën BDI-ja këtu në Strugë. Ajo mundohet që të na shpallë luftë politike dhe mejdan politik duke vrapuar orë e çast, natë e ditë, duke dashur të blejë vota te vendbanimet maqedonase. Ali Ahmeti paska qëndruar në fjalë dhe dashka mejdan politik këtu në Strugë. Ja ku e ke përgjigjen Ali Ahmeti. Të thash që mejdan nuk mund të më shpallësh mua në Strugë. Mejdan u ke shpallë shqiptarëve dhe ja ku janë shqiptarët – deklaroi Ziadin Sela, Kandidati i ASH-së për Strugë.

