Author: almakos

Nga Llabunishta, kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherësh edhe kandidat për mandatin e dytë për Strugën, Ziadin Sela, i bëri thirrje kandidatit të BDI-së, Ramiz Merko, që të tërhiqet. Edhe në Llabunishtë, Sela foli për sulmin e 27 prillit në Kuvend, dhe tha se ashtu siç kanë tentuar ta eliminojnë fizikisht atë natë, po tentojnë që edhe politikisht ta eliminojnë Aleancën për Shqiptarët, për shkak se sipas tij, kjo parti i mbron të drejtat e shqiptarëve. “Llabunishti tregoi se nuk do të lejojë që dikush ta vrasë politikisht Ziadin Selën. Nuk do të lejojë Oktisi që dikush ta vrasë politikisht…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare sonte qëndroi në Strugë në tubimin e saj të radhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Me këtë rast, kryetari i partisë Menduh Thaçi tha se PDSH ka tërhequr kandidatin e saj nga gara për këtë qytet, me qëllim që Struga edhe katër vitet e ardhshme të udhëhiqet nga shqiptar. Me këtë rast Thaçi tha se nuk do të prononcohen në mbështetje të asnjërit prej kandidatëve shqiptarë, por u bëri apel votuesve të PDSH-së që, siç tha ai, të rrijnë larg pazareve të pista të mundshme që ndokush mund t’i bëjë në emër…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Studio e hapur”, mungoi kandidati i BDI-së për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta. Edhe atij sikurse edhe kandidatëve tjerë ju lexuan pyetjet e planifikuar për t’i parashtruar.Ja 5 pyetjet për kandidatin e BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta:  Banorët e Gostivarit ankohen për kaosit në trafik në qendër të qytetit. Kur do ta zgjidhni këtë problem kronik të këtij qyteti?  Ankesa e dytë është çështja e deponisë. Si do ta zgjidhni këtë çështje nëse sërish e fitoni mandatin pasi që deri më tani nuk keni arritur të gjeni ndonjë zgjidhje konkrete?  Problem tjetër që paraqitet në qytetin tuaj, të…

Lexo më Shumë

Gjithsej 9 milion euro do të kushtojë projekti për zgjidhjen e përhershme të problemit me ujin e pijshëm në Gostivar, të cilin e premton kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Gostivarit, Asaf Ademi. Në emisionin debativ “Studio e hapur” në TV SHENJA, Ademi tha se projekti i tij është i ndarë në dy pjesë dhe pritet të realizohet brenda katër viteve të ardhshme. Gjysmat e mjeteve do të sigurohen nga buxheti i komunës, ndërsa gjysma tjetër nga donacionet e jashtme. “Kemi projekte konkrete. Brenda katër viteve të caktuara kemi paraparë minimum 5 milion euro investime nga buxheti bazë i…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Gostivarit, Arben Taravari ka akuzuar kryetarin aktual dhe kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta, se ka rritur papunësinë në Gostivar. Në emisionin debativ “Studio e Hapur” që transmetohet në televizionin Shenja, Taravari tha se aktualisht Gostivari ka mbi 5000 të papunë. “Domethënë unë i dua faktet shumë. Këtu kemi papunësia e Gostivarit, Qershor 2013-Qershor 2017.Ka pas 3200 pa punë sot ka 5400 pa punë, perudha kur ka sunduar BDI në nivel lokal dhe në nivel qëndror. Një parti është edhe në qendër edhe në pushtetin lokal. Domethënë kjo është rrezultati që e gjejmë…

Lexo më Shumë

Asaf Ademi nga Lëvizja BESA tha se ata kanë plan se si të zgjidhin kaosin e trafikut në Gostivar. Ai tha se ekipet inxhinierike të tij kanë identifikuar truallin shtetëror ku do të ndërtohen garazheve në kate. “Sipas vlerësimeve tona ajo do të kushtoj rreth dy milionë euro. Parat do të sigurohen nga buxheti komunal, nga shkaku se kemi bërë gjithë planifikimet e gjitha mjeteve të cilët nga 2018 deri në vitin 2021 të cilët i kemi ndarë”, tha Asaf Ademi. Një nga çështjet kryesore me të cilën do të merret nëse fiton mandatin, Asaf Ademi tha se do të…

Lexo më Shumë

Gostivari ka nevojë për ndryshime. Nëse jam një votë para Asafit shpresoj se do të mar përkrahjen e tij, por edhe nëse ai është një votë para meje, do ta ketë përkrahjen time. Kështu tha kandidati i “Aleancës për Shqiptarët”, Arben Taravari në emisionin “Studio e hapur”. Ai tha se Bejta ka qenë i pasuksesshëm në mandatin e tij në krye të Gostivarit. “Unë e kam në dorë një anketë të cilën e ka bërë IRI, ku pyetja është kënaqësia me punën e kryetarit të komunës. E dini cila është përgjigja, 86 për qind të qytetarëve nuk janë të kënaqur me…

Lexo më Shumë

10 October Një fëmijë vetëmdy vjeç dhe prindërit e tij kanë humbur jetën sot pasdite në një aksidentin të rëndë rrugor në Dellçevë. Sipas informatave të para nga SPB-ja Shtip, aksidenti ka ndodhur si shkak i përplasjes frontale të një autoveture e llojit Fiat Punto me targa të Dellçevës dhe një kamion i tonazhit të rëndë i ngarkuar me dru, i drejtuar nga 56-vjeçari P.G. nga Shtipi. “Në aksidentin në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën 32-vjeçari D.D. i cili drejtonte automjetin Fiat Punto, bashkëshortja e tij 27-vjeçare dhe djali i tyre dy vjeç. Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale…

Lexo më Shumë

Pensionistët në Kroaci organizuan protestë për të tërhequr vëmendjen në standardet jetësore në gjithë vendin, raporton AA. Mijëra protestues morën pjesë në protestat e organizuara nga Sindikata e Pensionistëve të Kroacisë në qytete të ndryshme duke filluar nga kryeqyteti Zagreb dhe qytetet tjera Pula, Split, Osijek, Slavonski Brod dhe Zara, me sloganin “Fund varfërisë dhe poshtërimit të të moshuarve”. Pensionistët të cilët morën pjesë në protestën që u mbajt në sheshin “Ban Jelaçiç” të Zagrebit përçuan mesazhin “Nuk jemi mbledhës të shisheve”. Kryetarja e Sindikatës së Pensionistëve të Kroacisë, Jasna Petroviç, në një deklaratë gjatë protestës tha se takimet të…

Lexo më Shumë

Jam kryetari i vetëm që ka investuar në dhjetë komunat në Qytetin e Shkupit. Kështu u shpreh kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në “Studio e Hapur”. Gjatë intervistës, Trajanovski pohonte se edhe në pjesën e majtë të lumit Vardar është investuar në ndërtimin e shtegut për biçikleta. Por, pamjet flasin krejtësisht diçka tjetër. KOCE TRAJANOVSKI, KANDIDAT I VMRO-DPMNE-SË PËR QYTETIN E SHKUPIT “Shtegu i biçikletave është në anën e djathtë e jo në të majtën. Rrugica për biçikleta është si në anën e djathtë, ashtu edhe në të majtën. Jo, unë nuk kam parë asnjë qytetar”…

Lexo më Shumë

“Si të bëhet Saraji një komunë më e hapur dhe më transparente për qytetarët”, ishte tema e diskutimit për të cilën diskutuan kandidatët për kryetar të komunës së Sarajit, nën organizimin e Institutit ZIP. Jovana Perovska, nga ky institut tha se ata kanë për qëllim që t’i njoftojnë qytetarët me rëndësinë e transparencës që duhet të ekzistojë mes qytetarëve dhe komunës. JOVANA PEROVSKA, INSTITUTI ZIP “Qëllimi i kësaj tryeze diskutimi është që qytetarët, përfaqësuesit e organizatave tjera joqeveritare dhe përfaqësues të korit  diplomatik dhe konzular në Maqedoni por edhe të gjithë palët tjera të interesuara me mënyrën se si Komuna…

Lexo më Shumë

Kryeqyteti numëron 180 persona të pastrehë, ndërsa vetëm 50 prej tyre, i shfrytëzojnë shërbimet e pikës për persona të pastrehë e cila ndodhet në Mumin Potok. Kështu deklaruan sot nga Kryqi i Kuq me rastin e Ditës Botërore të të Pastrehëve. Sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Konevska, me këtë rast deklaroi se Pika e të Pastrehëve në Shkup funksionon për tetë vjet me radhë, ndërsa në të, dy herë në javë personat e pastrehë munden tërësisht të kujdesen për higjienën e tyre, të marrin veshje, ushqim të ngrohtë, këshillë nga mjeku, mbështetje psikosociale dhe…

Lexo më Shumë