“Si të bëhet Saraji një komunë më e hapur dhe më transparente për qytetarët”, ishte tema e diskutimit për të cilën diskutuan kandidatët për kryetar të komunës së Sarajit, nën organizimin e Institutit ZIP. Jovana Perovska, nga ky institut tha se ata kanë për qëllim që t’i njoftojnë qytetarët me rëndësinë e transparencës që duhet të ekzistojë mes qytetarëve dhe komunës.
JOVANA PEROVSKA, INSTITUTI ZIP
“Qëllimi i kësaj tryeze diskutimi është që qytetarët, përfaqësuesit e organizatave tjera joqeveritare dhe përfaqësues të korit diplomatik dhe konzular në Maqedoni por edhe të gjithë palët tjera të interesuara me mënyrën se si Komuna e Sarajit do të mund të ishte një komunë më transparente, më e hapur”.
Kandidatët në këtë panel diskutimi thanë se bashkëpunimi me sektorin civil është i një rëndësie të veçantë dhe secili prej tyre u zotuan se gjatë qeverisjes së tyre me komunën për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar do të kenë transparencë maksimale me qytetarët, duke thënë se një bashkëpunim i tillë është tregues i një demokracie të mirëfilltë.
BASHKIM BAKIU, LËVIZJA BESA
“Tani si kandidat është një obligim i imi edhe moral edhe profesional që në të ardhmen, në cilësinë e kryetarit të komunës ta kenë derën hapur sektori joqeveritar, varësisht prej fushëveprimit, që ato të jenë jo vetëm korrigjues të pushtetit lokal, por edhe ndihmes për shkak se organizatat joveritare kanë kapacitete të mjaftueshme për t’i ndihmuar komunës në forma të ndryshme”.
SEFEDIN ALIU, PDSH
“Në mënyrë thelbësore jemi të interesuar që sektori civil të funksionoj ashtu siç duhet, jo si deri tani. Është një element shumë i rëndësishëm i demokracisë së mirëfillt. Sigurisht që shoqëria cilive, joqeveritare e ka funksionin e vet, një far mënyre pjesëmarrja jonë është që të kontribojmë në zhvillimin e këtij sektori për një demokraci të mirëfilltë”
EKREM ALIJA, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Me shoqërinë dhe organizatat joqeveritare është mëse e nevojshëm bashëkpunim i hapur dhe njëashtu në cilësinë e kryetarit të komunës në mandatin e ardhshëm do të jetë bashkëpunim maksimal me shoqëritë joqeveritare dhe dyert do të jenë të hapur në çdo moment për një arsye, që të bëhet më i mirë dhe më i drejtë integrimi i shoqërisë”.
Ftesës së Institut ZIP për të marrë pjesë në këtë debat nuk ju kishte përgjigjur vetëm kandidati nga radhët e BDI-së, Blerim Bexheti. Emine Ismaili /SHENJA/

