10 October
Një fëmijë vetëmdy vjeç dhe prindërit e tij kanë humbur jetën sot pasdite në një aksidentin të rëndë rrugor në Dellçevë. Sipas informatave të para nga SPB-ja Shtip, aksidenti ka ndodhur si shkak i përplasjes frontale të një autoveture e llojit Fiat Punto me targa të Dellçevës dhe një kamion i tonazhit të rëndë i ngarkuar me dru, i drejtuar nga 56-vjeçari P.G. nga Shtipi.
“Në aksidentin në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën 32-vjeçari D.D. i cili drejtonte automjetin Fiat Punto, bashkëshortja e tij 27-vjeçare dhe djali i tyre dy vjeç. Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Koçan- Dellçevë tek vendi i quajtur “Leshtaro”,- informoi Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB-së, Shtip.
Ajo shtoi se ekipe nga policia dhe organet kompetente për momentin po kryejnë ekspertizë në vendin e aksidentit, ndërsa komunikacioni është ndërprerë në të dyja drejtimet.

