Asaf Ademi nga Lëvizja BESA tha se ata kanë plan se si të zgjidhin kaosin e trafikut në Gostivar. Ai tha se ekipet inxhinierike të tij kanë identifikuar truallin shtetëror ku do të ndërtohen garazheve në kate.
“Sipas vlerësimeve tona ajo do të kushtoj rreth dy milionë euro. Parat do të sigurohen nga buxheti komunal, nga shkaku se kemi bërë gjithë planifikimet e gjitha mjeteve të cilët nga 2018 deri në vitin 2021 të cilët i kemi ndarë”, tha Asaf Ademi.
Një nga çështjet kryesore me të cilën do të merret nëse fiton mandatin, Asaf Ademi tha se do të jetë zbutja e papunësisë. Ai tha se fatkeqësisht, 90 për qind e rinisë në Gostivar janë të papunë.
Fatkeqësisht, tha ai Gostivari po shndërrohet në një qytet fantazmë, qytet të kazinove dhe të bastoreve sportive.
“Kemi një plan në bazë të diskutimeve që i kemi bërë dhe analizave të truallit të Gostivarit, kemi identifikuar truallin në pronësi të komunës në sipërfaqe prej 12 hektarë të cilin do ta shndërrojmë në zonë industrial. Aty sipas planifikimeve të ekspertëve të planifikimit urbanistik parashikojmë ndërtimin e minimum 8 ose 10 kapaciteteve ndërtuese të cilat do të bënin punësimin e më së paku 800, maksimum 1000 persona”, tha Asaf Ademi në “Studio e hapur”.

