Kërkesa e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në gjuhën shqipe, veç partive shqiptare ka provokuar dhe ka nxitur reagimin edhe të partive politike maqedonase po edhe institucioneve.
Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov ka deklaruar se kjo kërkesë nuk duhet politizuar sepse siç thonë nga Ministria e Drejtësisë janë çështje që direkt lidhen me sistemin e drejtësisë.
Nga Drejtësia thonë se gjuha maqedonase është zyrtare në të gjithë territorin e RMV-së dhe themel i institucioneve të drejtësisë.
“Është e patolerueshme që tema të tilla të ndjeshme që lidhen drejtpërdrejtë me sistemin e drejtësisë të përdoren për tubime dhe pikë politike apo krijim të tensioneve ndër-etnike. Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi dhe standardet profesionale dhe jo në bazë të politikave ditore dhe agjendave dhe presioneve nga rruga. E drejta për protestë është e drejtë demokratike, por askush nuk ka të drejtë përmes rrugëve dhe protestave të dhunshme të kërkojë shembjen e kritereve dhe standardeve profesionale”, ka deklaruar Fillkov.

