Author: almakos

10 October Në territorin e Shkupit janë 180 persona të pastrehë, sipas bazës së të dhënave të Kryqit të Kuq. Në bazë ditore shërbimet e Pikës për persona të pastrehë në Momin Potok i shfrytëzojnë 50 persona. Këtë e deklaroi sot sekretarja e Kryqit të Kuq – të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Konevska, me rastin e Ditës botërore të të pastrehëve. Pika për të pastrehë në territorin e Shkupit funksionon për tetë vjet me radhë. “Një institucion i tillë i nevojitet qytetit për arsye se ky grup i personave të margjinalizuar, të cilët për shkaqe të ndryshme janë të…

Lexo më Shumë

Katër persona kanë sulmuar dhe plaçkitur një 30 vjeçar në sheshin “Skenderbeu” në Shkup. Sipas asaj që personi e ka treguar në polici, katër plaçkitësit i janë afruar dhe e kanë kërcënuar duke i kërkuar para diku mes orës 3 dhe 4 të natës. Ia kanë kontrolluar xhepat dhe i kanë gjetur 500 denarë që ia kanë vjedhur. Por, nuk e kanë lënë me kaq. Ia kanë vjedhur edhe telefonin celular dhe atletet që i ka pasur të veshura në këmbë. Rasti ka ndodhur pardje natën, ndërsa personi i plaçkitur rastin e ka denoncuar dje. Policia thotë se po punon…

Lexo më Shumë

Komiteti për mbrojtje të të drejtave sot ka përshëndetur qëndrimin e Prokurorisë Publike për pranimin e ankesave që rasti “Monstra” të kthehet për rigjykim, me qëllim që të largohen dyshimet dhe të zbardhet e vërteta. Nga Komiteti i bëjnë thirrje Gjykatës së Lartë të jetë e pavarur dhe e paanshme dhe ta kthejë lëndën për rivendosje, ndërsa organet kompetente të zbardhin të vërtetën dhe fajtorët të dënohen, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Komiteti thekson se qasja e këtillë e Prokurorisë dhe gjyqësorit duhet të vazhdojë tek të gjitha lëndët tjera, rastet e montuara politike, pa marrë parasysh konotacionin etnik të cilit do…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë të rregullt, në të cilën do të debatojë për çështje nga më shumë fusha. Krahas shqyrtimit të gjendjeve në procesin e integrimit euroatlantik dhe shfrytëzimit të fondeve të BE-së, Qeveria do ta shqyrtojë informacionin në lidhje me ndërtimin e Arenës nacionale “Filipi i II i Maqedonisë” dhe informacionin për aktivitetet për ndërtimin e një pishine të hapur, një arene të mbyllur tenisi me sallë gjimnastike dhe sallë për arte marciale në Sallën sportive “Boris Trajkovski”. Në seancë pritet të shqyrtohet edhe informacioni për nevojën e nënshkrimit të aneksit drejt Marrëveshjes…

Lexo më Shumë

10 October Në qendrën kulturore për të rinj në Shkup sot do të mbahet debat publik me temë “Mos ia lë tjetërkujt, eja për ajër të pastër” në të cilën do të marrë pjesë edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli. Debati publik për ndotjen e ajrit është organizuar si pjesë përmbyllëse e Javës botërore të kozmosit dhe është mbështetur nga programi “NASA Datanauts”, në kuadër të Open NASA.

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët Ziandin Sela sonte u ndal në Ladorisht të Strugës. Ai theksoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë politike të shqiptarëve në Maqedoni. Sela drejtuar struganëve tha se jo vetëm në Strugë por edhe në shumicën e komunave në të cilat garojnë do të arrijnë të korrin fitore, pasi ai beson se bashkëqytetarët e tij janë shumë të vetëdijshëm që votën e tyre ta japin jo vetëm ndaj një partie shqipare, por edhe ndaj një kandidati shqiptar që do të flasë, menaxhojë dhe punojë shqip. “Është i vetmi subjekt politik i cili shumë…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare gjithashtu zgjodhi që sonte t’u drejtohet banorëve të Çairit. Kreu i kësaj partie Mendu Thaçi, tha se të gjitha marrëveshjet, koalicionimet me partitë maqedonase që po bëjnë partitë e tjera, shqiptarëve mund t’iu sjellin vetëm përplasje etnike, prandaj sipas tij është PDSH ajo që do të shërbejë si parandaluese që të mos vijë deri tek këto përplasje dhe konfikte. Thaçi gjithashtu u zotua se me fitoren e kandidatit të partisë së tij, Idriz Orana, të gjitha problemet me të cilat përballet komuna e Çairit, do të zgjidhen. “Ata që na konkuruan zgjedhejt e kaluara për opozitë, u…

Lexo më Shumë

Në tubimin e mbajtur në sheshin ‘Skdëndërbe”, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti porositi kandidatin për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiun, që të vazhdojë misionin që e ka filluar kjo parti para 15 vitesh, prodhimin i vlerave, pasi sipas tij deri tani kanë arritur të sjellin shumë vlera për popullin. Ahmeti gjithashtu potencoi se Ganiu e ka gjithë mbështetjen të pa rezervë të BDI-së dhe në këtë mënyrë ata besojnë se do të arrijnë të korrin sukses më 15 tetor. “Mos të harrojmë se BDI për 15 vite ka ndërtuar njerëz të ditur për të drejtuar.…

Lexo më Shumë

Kandidoj për të parin e Qytetit të Shkupit për të sfiduar dy koncepte: Njëri, koncepti i politikës diskriminuese dhe e dyta, e cila është edhe më e rrezikshme koncepti i instrumentalizimit të shqiptarëve, që disa e quajë “koncept qytetare”. Kështu deklaroi Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët, duke shtuar se kandidatura e tij ka një qëllim të vetë, ndërsa ajo është faktorizimi I shqiptarit në Shkup dhe pengimin e getoizimit, ndarjes së Shkupit në të gjitha sferat. “Ne kemi një Shkup, i cili është i ndarë në çdo aspekt, aspekt kulturor, etnik dhe religjioz. Diskriminimi i çdo llojit në Maqedoni…

Lexo më Shumë

Bekim Fazliu, kandidat i PDSH-së, për Qytetin e Shkupit, tha se me kandidimin e tyre për qytetin e Shkupit dëshirojnë të demaskojnë pazarin që po bën BDI me shqiptarët e Shkupit vetëm me qëllim që të mbroj krimin dhe korrupsionin në komunat që udhëhiqen nga kjo parti. Ai tha se LSDM dhe VMRO-DPMNE janë të njëjtë, ndërsa shtoi se për deshqiptarizimin e Shkupit më së tepërmi ka ndihmuar BDI. “Ata u kanë mundësuar shkatërrimin dhe ndryshimin e identiteti shqiptar në Shkup. Pa ndihmën e BDI-së, ata nuk do të mund t’i zbatonin projektet e tyre në dëm të shqiptarëve. Vetëm…

Lexo më Shumë

Qytetarëve të Shkupit, posaçërisht shqiptarëve u premtoj se Shkupi nuk do të ndahet më në dy pjesë, njëra pjesë e cila është e zhvilluar dhe tjetra pjesë e cila është në një gjendje të mjerueshme. Kështu tha Nafije Selmani, kandidate e Lëvizjes BESA për qytetin e Shkupit, duke shtuar se ajo do të punon për të krijuar një Shkup të përbashkët. Ajo tha se kandidatura e saj për qytetin e Shkupit u ofron një mundësi shqiptarëve, që të votojnë një kandidatë shqiptarë për qytetin e Shkupit, dhe jo si BDI dhe Ali Ahmeti të cilët detyrojnë shqiptarët të votojnë për…

Lexo më Shumë

Në një kilometër katror janë shpenzuar 680 milionë euro. Po të ishin investuar aty ku duhet, nuk do të kishim 51 për qind të infrastrukturës të pa ndërtuar. Kështu tha kandidati i LSDM-së për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA. I pyetur në lidhje me atë se përse po falin BDI-në për të bëmat e tyre, Shilegov tha se ata nuk e kanë falur BDI-në dhe nuk do të falin krimin e askujt. “Meqë ra fjala, nuk di a e dini se, edhe pse mendoj që publiku është i njoftuar, megjithatë do ta…

Lexo më Shumë