Partia Demokratike Shqiptare gjithashtu zgjodhi që sonte t’u drejtohet banorëve të Çairit. Kreu i kësaj partie Mendu Thaçi, tha se të gjitha marrëveshjet, koalicionimet me partitë maqedonase që po bëjnë partitë e tjera, shqiptarëve mund t’iu sjellin vetëm përplasje etnike, prandaj sipas tij është PDSH ajo që do të shërbejë si parandaluese që të mos vijë deri tek këto përplasje dhe konfikte. Thaçi gjithashtu u zotua se me fitoren e kandidatit të partisë së tij, Idriz Orana, të gjitha problemet me të cilat përballet komuna e Çairit, do të zgjidhen.
“Ata që na konkuruan zgjedhejt e kaluara për opozitë, u bënë pushtet me dy-tre karrike… Njëra parti maqedonase për Shkup eksponon një emër shqiptari për zëvendës kryetar, që është metodologjia e vjetër e shkeljes së të drejtës legjitime të shqiptarëve, siç ishte me ish Jugosllavinë…këta të tjerët që bëjnë koalicion të hapur, duan të bëjnë ndikim në zgjedhjen e udhëheqësve të vërtetë të pushtetit lokal të shqiptarëve”, deklaroi Thaçi.

