Author: almakos

Partia Demokratikë Shqiptare mbrëmë aktivitetet e saja parazgjedhore i ka vazhduar në qytetin e Gostivarit, ku ka prezantuar kandidatin e saj për kryetar të kësaj komune, Sebajdin Izairin dhe listën e kandidatëve për këshilltarë. Izairi me këtë rast para të pranishmëve, ka premtuar se nëse ai merr drejtimin e komunës në katër vitet e ardhshme, do ta zgjidhë problemin me ndotjen nga deponia Rusino, do bëj hapjen dhe zgjerimin e disa rrugëve si dhe ndërtimin e tregut të gjelbër, që i mungon qytetit të Gostivarit. Gjatë mandatit tim do kërkoj nga Qeveria dhe nga investitorët publiko privat për riciklim të…

Lexo më Shumë

Tërmet prej 3.2 shkallëve sipas Rihterit mëngjesin e sotëm është ndjerë në Resnjë.Sipas Qendrës evropiane sizmologjike, dridhja ka qenë 5 kilometra në jugperëndim të Resnjës dhe katër kilometra në perëndim të Jankovecit.Mëngjesin e sotëm në orën 8.05 minuta është ndjerë tërmet edhe Dëllcevë me intensitet prej 2.7 shkallëve sipas Rihterit.

Lexo më Shumë

“Nuk mund të rrijmë të heshtur tek dëgjojmë hipokrizitë e sukseseve të mëdha në thonjëza nga një subjekt politik që ka dështuar tërë procesin e decentralizimit”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela, duke kritikuar BDI-në. Sela i quajti të dështuar zyrtarët e kësaj partie që sipas tij e kanë dështuar edhe Marrëveshjen e Ohrit. Sela nga Shkupi tha se këto njerëz do ta marrin përgjigjen e duhur në këto zgjedhje siç e morën në zgjedhjet e kaluara, ndërsa sipas tij, Aleanca për Shqiptarët do të jetë subjekti i parë politik në kampin politik shqiptar. Sela premtoi se…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim u ndal sonte në Strugë ku në fjalën e rastit para struganëve kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti akuzoi të gjitha partitë tjera shqiptare se i kanë dëmtuar shqiptarët. Ai duke i quajtur parti të vogla, tha se shqiptarët i kanë lënë me tetë deputet më pak. Megjithatë sipas Ahmetit BDI-ja si parti me njerëz vizionarë, ishte çelësi i formimit të Qeverisë së re. Ai gjithashtu tha se BDI i ka përmbushur premtimet e bëra, dhe sipas tij gjuha shqipe tashmë është zyrtare në Maqedoni. Ahmeti u shpreh i bindur se Maqedonia së shpejti do bëhet…

Lexo më Shumë

“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të thjeshta lokale”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nga Strumica ku partia e tij mbajti tubimin qëndror të së dielës. Ai shtoi se janë qytetarët ata që do të vendosin më 15 tetor se kah do të ecë Maqedonia. Gruevski tha se VMRO-DPMNE është garancë për një Maqedoni të fortë dhe stabile, ndërsa duke folur për Qeverinë e Zaevit, ai tha se investimet kapitale kanë shënuar rënie, industria po bie, ndërtimtaria po shkatërrohet, ndërsa paga mesatare në vend që të rritet ajo po zvogëlohet. “Ne e dimë se si duhet t’u shërbejmë qytetarëve, ndërsa…

Lexo më Shumë

Në rrjedhën e tubimeve të mbajtura para banorëve të Çairit, kandidati i lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi ju dha besën banorëve të kësaj komune se në rast se ai zgjidhjet për ta drejtuar Komunën e Çairit, për katër vitet e ardhshme kjo komunë do të shndërrohet në komunën më të pastër në Shkup. Ibrahimi gjithashtu u zotua se shkollat fillore do t’i kenë të gjitha mjetet e nevojshme bashkë me kabinetet e reja. Ai tha se nëse nuk ndodh kjo nuk do të kandidojë më në Çair. Ndërkaq të gjitha akuzat për bashkëpunim me VMRO-në, Ibrahimi i cilësoi si shpifje të…

Lexo më Shumë

Sot, në moshën 88 vjeçare ka ndërruar jetë hafëzja më e vjetër në Maqedoni, Merjem Ebibi nga qyteti i Shkupit, e njohur ndryshe si “Merjem Ablla”, raporton Anadolu Agency (AA). Namazi i xhenazes (ceremonia mortore) do të falet në kohën e drekës në xhaminë Duqanxhik në Shkup, ndërsa varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e qytetit “Butel”. Merjem Ablla, pjesëtare e njërës nga familjet me rrënjë shkupjane, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në vazhdimin e traditës së memorizimit të Kur’anit, duke nxjerrë dhjetëra hafëze dhe duke u mësuar leximin e Kur’anit mbi një mijë nxënësve.

Lexo më Shumë

Personat me nevoja të veçanta ende vazhdojnë të jenë grupi më i diskriminuar i shoqërisë, edhe përkundër asaj që shteti thotë se i mbështesin ata si në aspekt të arsimimit, ashtu edhe në aspekt të punësimit, thonë përfaqësues të Komitetit të Helksinkut. Neda Çallovska Dimovska nga ky komitet thotë se shteti ka disa vite që pretendon se ju ofron mbështetje këtij grupi të personave, megjithatë kjo sipas saj vazhdon të mbetet vetëm deklarative.“Me përgjegjësi të madhe mund të them se në fakt personat me aftësi të kufizuara janë grupi i personave më i diskriminuar në RM. Edhe pse këtë nuk…

Lexo më Shumë

Numri një i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se shqiptarët jashtë kufijve, përfshirë edhe ato të Maqedonisë, janë obligim kushtetues i Tiranës zyrtare. Duke u përgjigjur në njërën ndër pyetjet gjatë intervistës për Der Standard, në lidhje me platformën e partive shqiptare në Maqedoni, ai ka thënë se është e qartë se shteti shqiptar është i shqetësuar për të gjithë shqiptarët jashtë vendit dhe se nuk ndërhynë në fushatën zgjedhore maqedonase.“Do të ishte skandal nëse qeveria austriake nuk do merrej me austriakët jashtë kufijve të saj territorialë. Aq më tepër, që shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet, por një…

Lexo më Shumë

Tani më pesë muaj të punësuarit në shkollën fillore “Josip Broz Tito” në Strugë janë pa sigurim shëndetësor. Si pasojë, të gjitha kontrollet mjekësore ata detyrohen t’i paguajnë privatisht. Një pjesë e punonjësve thonë se pas një procesi gjyqësor, në punë është kthyer ish drejtorja të cilës duhet t’i paguhen të gjitha detyrimet për dy vitet e gjysmë, aq sa ka zgjatur kontesti gjyqësor. Për situatën e këtillë, nga Këshilli i shkollës i kanë njoftuar të gjitha inspektoratet relevante dhe Ministrinë e arsimit, por se të gjithë kanë hedhur përgjegjësinë. Me shkrim janë njoftuar Ministria e arsimit, Inspektorati shtetëror i…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes Besa për komunë e Sarajit, Bashkim Bakiu sërish ka vazhduar me fushatën parazgjedhore pas kërcënimeve që mori ditë më parë për ndërprerjen e së njejtës. Ai sot qëndroi në Saraj ku para banorëve shpalosi programin zgjedhor duke shtuar se përkrahja e këtyre të fundit shtohet nga dita në ditë. Bakiu u premtoi banorëve se me zgjedhjen e tij për kryetar komune do të ngrit cilësinë dhe infrastrukturën në arsim dhe do të shfrytëzoj në maksimum pasuritë natyrore që i takojnë Komunës së Sarajit. Përkrahja jonë edhe më tej shtohet dhe tani, sot e dëshmojmë dhe do ta…

Lexo më Shumë

Mungesa e automjeteve të transportit në burgjet e Maqedonisë bën që në shumtën e rasteve të burgosurit të kenë probleme për tu transportuar në seanca gjyqësore por edhe për mjekim në spital. Avokati Mefail Arsllani thotë se ka rast kur klienti i tij edhe për një vit e gjysmë nuk sillet në gjykatë për mungesë të transportit, sipas tij situatë e ngjashme paraqitet me pothuajse të gjitha burgjet e vendit. Kemi probleme të shumta me transportin nga burgjet për në spital, prokurori apo kur të burgosurit kërkojnë shërbim mjekësorë, konkretisht me burgun e Idrizovës kemi probleme të shumta. Unë kam…

Lexo më Shumë