Mungesa e automjeteve të transportit në burgjet e Maqedonisë bën që në shumtën e rasteve të burgosurit të kenë probleme për tu transportuar në seanca gjyqësore por edhe për mjekim në spital. Avokati Mefail Arsllani thotë se ka rast kur klienti i tij edhe për një vit e gjysmë nuk sillet në gjykatë për mungesë të transportit, sipas tij situatë e ngjashme paraqitet me pothuajse të gjitha burgjet e vendit.
Kemi probleme të shumta me transportin nga burgjet për në spital, prokurori apo kur të burgosurit kërkojnë shërbim mjekësorë, konkretisht me burgun e Idrizovës kemi probleme të shumta. Unë kam klient ku udhëhiqet rast dhe në proces gjyqësor nuk sillet në gjykatë afër 1 vit deri në 1 vit e gjysmë. Në burgun e Idizovës kemi shumë problem , ka ndodhur edhe në burgun e Shutkës nuk kanë mjete të mjaftueshme , nuk mund të cekim ndonjë burg që është i kompletuar në atë aspekt – tha avokati Mefail Arsllani.
Ministri i drejtësisë Bilent Saliji e pranon situata me transportin e të burgosurave është alarmante , dhe drejtoria për implementimin e sanksioneve është duke bërë përpjekje për të tejkaluar këtë situatë.
Kisha një takim me drejtorin për inspektoratin sanksioneve më informoi për gjendjen alarmante që është në këtë drejtim. Më informoi se me drejtorin për prona të konfiskuara janë në procedurë për dhënie të automjeteve burgjeve me qëllim për tejkalimin të kësaj gjendje dhe para një javë janë dhënë dy automjete dhe në procedurë janë edhe disa automjete tjera me qëllim që të zbusim situatën për të pajisur burgjet me vetura speciale – tha Bilent Saliji, ministër i Drejtësisë.
Situata me kushtet në burgjet e Maqedonisë është kritikuar thuajse në çdo raport të Bashkimit Evropian. Javë më parë edhe procesi gjyqësor Monstra u anulua për shkak të mungesës së mjetit të transportit për të sjell në gjykatë nga burgu i Shtipit të akuzuarin Fejzi Hazirin. Nga burgu i Shtipit e konfirmuan se nga muaj gusht , ky burg nuk ka pas mundësi të transportoj asnjë të burgosur.
Senat Zylbehari

