“Nuk mund të rrijmë të heshtur tek dëgjojmë hipokrizitë e sukseseve të mëdha në thonjëza nga një subjekt politik që ka dështuar tërë procesin e decentralizimit”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela, duke kritikuar BDI-në. Sela i quajti të dështuar zyrtarët e kësaj partie që sipas tij e kanë dështuar edhe Marrëveshjen e Ohrit. Sela nga Shkupi tha se këto njerëz do ta marrin përgjigjen e duhur në këto zgjedhje siç e morën në zgjedhjet e kaluara, ndërsa sipas tij, Aleanca për Shqiptarët do të jetë subjekti i parë politik në kampin politik shqiptar. Sela premtoi se pas zgjedhjeve gjuha shqipe do të bëhet zyrtare dhe do figurojë te të gjitha institucionet shtetërore, dhe në gjithë shtetin.
“Keni dëgjuar tek kam folur radhazi, Aliu, Menduhi, Bilalli, për nevojën që një nga postet e shtetit, kryeministri apo presidenti i shtetit të bëhet shqiptar. Po ama kur u bë shqiptar kryetari i Parlamentit nuk ishte asnjë prej atyre aty, ishim vetëm ne si Aleancë për Shqiptarët”, tha Sela.

