Personat me nevoja të veçanta ende vazhdojnë të jenë grupi më i diskriminuar i shoqërisë, edhe përkundër asaj që shteti thotë se i mbështesin ata si në aspekt të arsimimit, ashtu edhe në aspekt të punësimit, thonë përfaqësues të Komitetit të Helksinkut. Neda Çallovska Dimovska nga ky komitet thotë se shteti ka disa vite që pretendon se ju ofron mbështetje këtij grupi të personave, megjithatë kjo sipas saj vazhdon të mbetet vetëm deklarative.
“Me përgjegjësi të madhe mund të them se në fakt personat me aftësi të kufizuara janë grupi i personave më i diskriminuar në RM. Edhe pse këtë nuk mund ta shohim përmes statistikave, sepse ato nuk i publikojnë, por duke i marrë parasysh të gjitha problemet me të cilat përballen në përditshmëri. Ka disa vite që ne mundohemi t’i tregojmë opininionit se personat me aftësi të kufizuar janë ata që duhet të flasin dhe mos të lejojnë që të flas në vend të tyre dikush tjetër, që ata konkretisht të tregojnë se kujt çfarë i nevojitet”, deklaroi Neda Çallovska-Dimovska, Komiteti i Hellsinkut.
Dimovska thotë se shteti madje nuk ju ofron mbështetje as prindëve të personave me nevoja të veçanta, të cilët detyrohen të dorëzohen. Nga ana tjetër, Veronika Garet e bija e ambasadorit britanik në Shkup, tha se shkëmbimi i përvojave mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe mund të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e personave me nevoja të veçanta.
“Unë vetëm dua të them se kjo është një mundësi fantastike për ne që të tregojmë se duhet të fokusohemi në atë që njerëzit me pengesa mund ta bëjnë, për atë fushë që kanë aftësi, e jo për atë që nuk kanë. Pengesa nuk duhet të jetë barrier për kyçje në shoqëri dhe do të ishte mirë që t’i ndajmë përvojat e mira nga Britania, që disa përvoja të praktikohen edhe këtu. Mendoj që Maqedonia është vend shumë i mirë për t’u integruar njerëzit, për t’u bërë më të dukshëm personat me aftësi të kufizuar, për t’u pranuar në shoqëri, që edhe ata të mund ta japin kontributin e tyre”, tha Veronika Garet, Ambasada e Britanisë së Madhe.
Veronika Garet vlerëson se është i dukshëm dallimi mes vendit të saj dhe vendeve të Evropës, të cilat kanë sistem të veçantë për t’i mbështetur personat me aftësi të kufizuar.
Emine Ismaili /
Data 19.05.2026
Aktuale
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”

