Kandidati i Lëvizjes Besa për komunë e Sarajit, Bashkim Bakiu sërish ka vazhduar me fushatën parazgjedhore pas kërcënimeve që mori ditë më parë për ndërprerjen e së njejtës. Ai sot qëndroi në Saraj ku para banorëve shpalosi programin zgjedhor duke shtuar se përkrahja e këtyre të fundit shtohet nga dita në ditë. Bakiu u premtoi banorëve se me zgjedhjen e tij për kryetar komune do të ngrit cilësinë dhe infrastrukturën në arsim dhe do të shfrytëzoj në maksimum pasuritë natyrore që i takojnë Komunës së Sarajit.
Përkrahja jonë edhe më tej shtohet dhe tani, sot e dëshmojmë dhe do ta dëshmojmë se qytetarët, banorët ne të gjitha venbanimet e komunës së Sarajit na pranojnë edhe në shtëpitë e tyre, e dëgjojnë programën tonë, dmth ne ai kërcënim na bëri vetëm më të fortë..Programi jonë përmban disa segmente, aspektin e zhvillimit ekonomik-lokal që nënkupton bashkëpunim me partneritet me bizensin për ngritje të mirqënies në Komunë e Sarajit, aspekti tjetër është ngritjen e cilësisë dhe infrastrukturës arsimore për shkak se komuna deri më tani ka keqmenaxhuar edhe me sistemin arsimor, me punësime partiake dhe nepotizëm. Pastaj në kuadër të programi tonë janë paraparë edhe shfrytëzimi i pasurive natyrore që janë paraparë në Komunën e Sarajit, sic janë Liqeni Tresak, Matka, Qendra rekreative Saraj – tha Bashkim Bakiu, kandidat për Sarajin.

