Në rrjedhën e tubimeve të mbajtura para banorëve të Çairit, kandidati i lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi ju dha besën banorëve të kësaj komune se në rast se ai zgjidhjet për ta drejtuar Komunën e Çairit, për katër vitet e ardhshme kjo komunë do të shndërrohet në komunën më të pastër në Shkup. Ibrahimi gjithashtu u zotua se shkollat fillore do t’i kenë të gjitha mjetet e nevojshme bashkë me kabinetet e reja. Ai tha se nëse nuk ndodh kjo nuk do të kandidojë më në Çair. Ndërkaq të gjitha akuzat për bashkëpunim me VMRO-në, Ibrahimi i cilësoi si shpifje të shefave të Visar Ganiut.
“A e dini cila ka qenë partia shqiptare që më së shumti i ka shërbyer VMRO-së? BDI. 2008-2017, se deri më 28 janar 2017 ata ishin bashkë me VMRO-në, kanë qenë këta të BDI-së. A e dini cili është subjekti i vetëm shqiptar, i cili nuk ka pranuar të flasë me VMRO-në? Është Lëvizja Besa. Kjo është pjesa që e dijmë gjithë, që jam i sigurt se edhe ju e dini, pjesa tjetër janë vetëm shpifje të Zaevit, Bekir Asanit, Bekim Nezirit, shefat e Visar Ganiut”, tha kandidati i Lëvizjes BESA për Çairin, Zeqirja Ibrahimi.

