Numri një i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se shqiptarët jashtë kufijve, përfshirë edhe ato të Maqedonisë, janë obligim kushtetues i Tiranës zyrtare. Duke u përgjigjur në njërën ndër pyetjet gjatë intervistës për Der Standard, në lidhje me platformën e partive shqiptare në Maqedoni, ai ka thënë se është e qartë se shteti shqiptar është i shqetësuar për të gjithë shqiptarët jashtë vendit dhe se nuk ndërhynë në fushatën zgjedhore maqedonase.
“Do të ishte skandal nëse qeveria austriake nuk do merrej me austriakët jashtë kufijve të saj territorialë. Aq më tepër, që shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet, por një komb shtetformues. Nëse ndihmon shqiptarët atje, ndihmon Maqedoninë”, ka thënë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Në lidhje me akuzat e ish kryeminsitrit Gruevski për platformën shqiptare, Rama ka deklaruar se ai nuk është në konfklikt me askënd dhe se ka pasur raporte të mira me Gruevskin, por më pas ai ka sulmuar platformën e ashtuquajtur “Tirana” edhe pse e dinte se kjo nuk ishte arsyeja pse ai nuk krijoi qeveri. Rama ndërkohë ka kritikuar BE-në për politikën e saj të zgjerimit në lidhje me qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se banorët e Kosovës ishin nën një regjim brutal, tani ata kanë shtetin e tyre, por megjithatë nuk munden të udhëtojnë drejt Europës.
”Kosova për liberalizimin e vizave ka kusht demarkacionin me Malin e Zi, ndërsa Serbia ka filluar bisedimet dhe jo që nuk ka nënshkruar demarkacionin me shtetet fqinje por as nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Nuk ka vetëm lodhje të zgjerimit, por ka edhe lodhje të durimit”, ka shtuar Rama.
Ai po ashtu ka theksuar se Shqipëria i ka përmbushur detyrat, si ajo e reformës Kushtetuese, procesit të drejtë zgjedhor, por bisedimet nuk kanë nisur akoma.
Teuta Buçi
Data 19.05.2026
Aktuale
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”

