Author: almakos

Të paktën edhe tre vite gazifikimi do të mbetet vetëm në letër, thonë ekspertët. Analizat e tyre tregojnë se në Maqedoni ende nuk janë vendosur bazat e gazifikimit, që do të thotë se skenari më optimist është se amvisëritë të furnizohen me gaz pas 5 viteve e më tepër. Sipas ekspertëve, deri sa gazifikimi i shtetit shihet si propagandë, ky projekt kapital asnjëherë nuk do të realizohet. Shteti dhe Qyteti i Shkupit dëshironin që maksimalisht të përfitojnë, gjegjësisht kërkonin nga investitotrët që në afat sa më të shkurtër kohor të ndërtojnë rrjet për shpërndarje, madje në pjesët e largëta siç…

Lexo më Shumë

Derisa fjala transparencë, jehon nga goja e kandidatëve për kryetarë të komunave, drejtursit aktual të pushtetit vendor nuk mund të krenohen me suksese të mëdha në këtë fushë. Në faqet e internetit të komunave mund të gjenden vetëm 15.9 për qind e numrit të përgjithshëm të informacioneve, që duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve, thuhet në studimin e Qendrës për Menaxhimin me ndryshime. Më shumë informacione ka në faqet e internetit të Manastirit, Strumicës dhe Prilepit, por edhe ata kanë lëshuar më pak se gjysmën e të dhënave të domosdoshme. Në fund të listës janë Haraçina, Vevçani, Likova, Staro…

Lexo më Shumë

Fushata zgjedhore përgjithsisht, nga analistët, konsiderohet si e qetë dhe pa incidente të theksuara. Sipas Nikolla Dujovskit, është koha që qytetarët të mësohen se fushatat duhet të jenë të qeta dhe të përfshinë oferta për problemet reale. Sipas tij, incidentet e shënuara janë simbolike kurse policia duhet të angazhohet në parandalimin e tyre. Arsim Sinani, nga ana tjetër, vlerëson se qytetarët nuk kanë më nevojë të konfrontohen. Vërtetë kanë ndodhur disa incidente sporadike të cilat partitë politike, për qëllime të politikës ditore i lidhin edhe me zgjedhjet lokale por nuk është ashtu. Diku bëhet fjalë edhe për krim klasik. Ja…

Lexo më Shumë

Aleksandar Vuçiç dhe Vladimir Putin e shohin rastin e Katalonjës si një konfirmim të gabimit fatal që Bashkimi Europian bëri me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Dy krerët e shteteve kanë zhvilluar një bisedë telefonike mes tyre, ku kanë diskutuar edhe për të tjera çështje të rëndësishme në marrëdhënien mes Serbisë dhe Rusisë.‘Katalonja konfirmon gabimin e Bashkimit Europian me Kosovën’. Kështu janë shprehur presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij rus Vladimir Putin në një bisede telefonike 25-minutëshe mes tyre.Liderët kanë rënë dakord se pas referendumit në Katalonjë, është mirë të shihet se si njohja e pavarësisë së Kosovës…

Lexo më Shumë

08 October Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin qendror në Tetovë. Kandidati i kësaj partie për Kryetar të Tetovës Bardhyl Dauti, kërkoi besimin e qytetarëve për siç theksoi ai, ta kthyer në jetë Tetovën e përmbysur. Nga ana tjetër, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi theksoi se me fitoren e PDSH-së në Tetovë, ky qytet do të jetë i barabartë me qytetet tjera të zhvilluara dhe se qytetarët e Tetovës nuk do të vuajnë më për ujë të pijshëm dhe ajër të pastër. Thaçi akuzoi kryetaren aktuale të Tetovës për shkatërrimin e djepit të kulturës dhe civilizimit të shqiptarëve të Maqedonisë Do…

Lexo më Shumë

08 October VMRO-DPMNE-ja në vazhdën e fushatës zgjedhore mitingun e radhës e mbajti në Probishtip. Opozitarët në këtë qytetet kërkuan votën e qytetarëve për siç u shprehën zhvillimin e Probishtipit në sferën ekonomike, arsimore dhe shëndetësore. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski akuzoi pushtetin aktual për qasje mafioze dhe revanshizëm ndaj kundërshtarëve politik. Sipas Gruevskit, Qeveria aktuale po çon vendin drejtë shkatërrimit dhe rënies së lirë ekonomike duke mos shfrytëzuar investime kapitale dhe mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme. 15 tetori është mundësi për t’i dërguar një porosi ndaj çështjes nëse pajtoheni që të vazhdojë rënia e eksportit në…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama kritikoi Bashkimin Evropian për kushtëzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën me demarkacionin me Malin e Zi. Në të njëjtën kohë, ai tha se BE po negocion me Serbinë e cila siç thotë ai as nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline Rama në një intervistë për Standardin e Vjenës ka thënë se kjo nuk është e drejtë, BE-ja është duke negociuar për pranimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe të Serbisë në BE, por jo me Shqipërinë, e cila, sipas tij, ka shkuar më tej në zbatimin e reformave gjyqësore gjë që Podgorica zyrtare…

Lexo më Shumë

Për shkak të zbatimit të ndërhyrjeve teknike nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të Kisella Vodës, Karposhit, Sarajit, Shutor Orizares dhe Gjorçe Petrovit. Prej orës 09:00 deri në orën 11:0 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e një pjese të lagjes Pripor, prej orës 09;00 deri në orën 11:00 konsumatorët e një pjese të rr. “Zhenevska”, prej orës 09:00 deri në orën 14:00, konsumatorët e objekteve në kanjonin e Matkës dhe Rezervatin Jasen, prej orës 09:00 deri në orën 15:00 konsumatorët e një pjese të rrugës “Zletovska”, një pjesë e rrugës “Bësjaçka Buna” dhe një pjesë…

Lexo më Shumë

Në gjykatën penale në Shkup për nesër është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Sopoti”. Seanca e kaluar u anulua për shkak udhëtimit zyrtar të gjykatësit.“Është herët që të flitet për çfarëdolloj vendimi të mëtutjeshme”, kishte deklaruar prokurorja Fatime Fetai.Avokati, Vullnet Paçuku kërkoi të lirohen të akuzuarit.“Vlerësojmë se PSP pas analizës së gjitha provave do të vërteton se nuk bëhet fjalë për ndonjë vepër penale e bërë nga të akuzuarit dhe për këtë shkak ne vlerësojmë se akuza duhet të tërhiqet”, ka thënë Paçuku.Rasti “Sopoti” ka histori prej 14 vitesh. 12 banorë nga fshati Sopot u akuzuan se në…

Lexo më Shumë

08 October Si të dallohet nëse ndonjë fëmijë ka problem me zhvillimin, kur duhet të intervenohet dhe si të jetohet me pengesë, janë vetëm disa nga pyetjet të cilave duhet të ju përgjigjet punëtoria e sotme “Sy për barazi” që e organizon Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni. Në këtë punëtori do të diskutohet për shëndetin seksual dhe riproduktiv të personave me pengesa, si dhe për të drejtat dhe shërbimet e tyre. Qëllimi i kësaj ngjarje është shkëmbimi i përvojave ndërmjet personave dhe prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe nxitje për pjesëmarrje aktive në…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme ndërsa pasdite gradualisht vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 18 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm. Temperatura do të lëvizë prej 4 deri në 15 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

“Sot tërë ditën po bie shi. Na Maqedoni nuk po bie vetëm shi, po bie edhe Nikolla Gruevski. Po bie VMRO-DPMNE-ja në tërë Maqedoninë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin që partia e tij e mbajti në Koçanë. Edhe sonte Zaev foli për masat ekonomike që i ka ndërmarrë Qeveria e re, dhe tha se qëllimi është që paga mesatare të arrijë deri në 500 euro. Ai premtoi se do të kthehet perpektiva e bujqësisë, do të kthehet autonomia në arsim, ndërsa sipas tij, fokusi i politikave qeveritare është vendosur tek të rinjtë. “Nga sonte fillojmë me kapitullin…

Lexo më Shumë