Author: almakos

07 October Lëvizja Besa në Tetovë zhvilloi takimin elektoral të radhës. Kryetari i kësaj partie njeherish kandidat për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami adresoi kritika të ashpra deri te kryetarja aktuale e kësaj komune për siç thotë ai, borxhe të shumta dhe ngecje të zhvillimit. Kasami shtoi se Tetova ka nevojë për ujë të pijshëm, zhvillim urbanistik dhe mbi gjitha pastërti. Duke potencuar nevojën e shlyerjes së borxheve të Komunës së Tetovës, Kasami krahasoi atë komunat rurale si në aspektin e borxhit ashtu edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik. Ende nuk kemi përgjigje të saktë nga kryetarja e Komunës e…

Lexo më Shumë

07 October Partia Demokratike Shqiptare realizoi takim elektoral me banorët e Sarajit ku edhe shpalosën programin zgjedhorë dhe projektet e parapara për katër vitet e ardhshme. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, potencoi nevojën e zgjidhjes së problemeve kolektive. Sipas Thacit, Saraji ka nevojë për urbanizim, shkolla dhe ujë të pijshëm. Mes tjerash Thaçi kujtoi edhe dështimet e kreut aktual dhe neglizhencën e pushtetit qendror ndaj kërkesave të banorëve të Sarajit. Në këto zgjedhje dalim ne me kandidatët tonë dhe platformën tonë për të dëshmuar edhe njëherë se kjo është rruga e vetme e cila na çon drejtë zgjidhjes së problemeve…

Lexo më Shumë

Sonte, në orën 1.30, tre burra të panjohur, duke kërcënuar me pistoletë, plaçkitën tre adoleshentë nga Shkupi, të moshës 17 dhe 18 vjeç. Hajdutët vodhën 1.240 denarë nga adoleshentët. Vjedhja ka ndodhur në qendër të Shkupit. Policia ka njoftuar se po merren masa për të pastruar rastin.

Lexo më Shumë

07 October VMRO-DPMNE-ja mbajti takimin e radhës me qytetarët e Prilepit. Partia opozitare këkron edhe një mandat me qëllim zhvillimin e industrisë dhe rritjen ekonomike. Kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski theksoi se ekonomia vendore është në rënie e sipër dhe për këtë arsye qytetarët me 15 tetor duhet të dënojnë Qeverinë. Sipas Gruevskit, Qeveria me kuadrot e saj jo profesional po rrënon ekonomine e vendit duke ulur investimet kapitale mujore. Gruevski akuzoi Qeverinë edhe për shkatërrimin e zonave industriale. Në nivel mujor, nga buxheti për investime kapitale investonim rreth 25 milion euro. Prej kur në Qeveri janë këta persona…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Shkupit të cilët janë të kyçur në sistemin për ngrohje qendrore, prej sot furnizohen me energji ngrohëse në shtëpitë e tyre, konfirmojnë nga Ballkan Enerxhi Grup dhe ELEM Energjetika. Saktësojnë se Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) dha miratimin për fillim të sezonit ngrohës para fillimit të zakonshëm, më 15 tetor për shkak të rënies së paralajmëruar të temperaturave për nesër. Rregullativa ligjore parasheh, nëse, sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, parashikon që temperatura e mesme e jashtme për ditën e ardhshme është e njejtë apo më e vogël se 12 gradë Celsius, furnizimi me energji ngrohëse…

Lexo më Shumë

Një person i panjohur mbrëmë duke u kërcënuar me thikë, ka kryer një plaçkitje në një barnatore në lagjen Butelska në Shkup. Siç informon Ministria e Brendshme, mbrëmë në 21:05, një e punësuar në barnatoren në lagjen Butelska ka raportuar se një person i panjohur dhe i maskuar ka kryer plaçkitjen. Personi ka kërcënuar me thikë të punësuarën, duka ia marrë qarkullimin ditor, ndërsa më pas ka ikur në drejtim të panjohur. Nga MPB njoftojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Këtë mëngjes bora ka zbardhur malet në Mavrovë, Kodrën e Diellit dhe vendet tjera të larta. Siç informon Instituti Hidrometeorologjik, reshjet e dëborës në malet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës,. Moti parashikohet të jetë i vrenjtur dhe i ftohtë, me reshje të shiut në zonat e ulëta. src=”https://www.youtube.com/embed/czsiAeq83i8″ width=”560″ height=”315″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]

Lexo më Shumë

Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje të borës në pjesët e larta të Shqipërisë. Në Pukë, në lartësitë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, bora ka aritur trashësinë deri në 10 centimetra. [embedded content]

Lexo më Shumë

Ashtu siç edhe pritej temperatura e ditës sot është shumë e ulët, në orët e para të mëngjesit bora e parë për këtë vit i ka zbardhur viset malore. Gjithashtu bora ka mbuluar Malësinë e Sharit në Tetovë. Sot në vend moti do të jetë me mjegull dhe i ftohtë me reshje të kohë pas kohëshme të shiut, që në vende të caktuara do të jenë më intensive. Temperatura e mëngjesit do tëlëvizë nga 6 deri më 15 gradë, ndërsa ajo ditore nga 6 deri më 16 gradë celsius. Prej nesër pritet periudhë me mot stabil dhe të thatë me…

Lexo më Shumë

Dita sot ka nisur me reshje të shiut. Ndërkohë, në malet me mbi 1500 metra mbi nivelin e detit ka rënë borë. Parashikohet që të fryjë erë e moderuar dhe e përforcuar herë pas here në veriperëndim, e cila ndonjëherë do të arrijë deri në 70 km / h. Temperatura e mëngjesit është nga 6 deri në 15 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 8 deri në 16 Gradë Celsius. Ndërkohë, nga java e ardhshme pritet të ketë një periudhë të motit të qëndrueshëm dhe të thatë me një rritje graduale në temperaturat e ditës.

Lexo më Shumë

Shkrimtari, publicisti, Kim Mehmeti ka reaguar ashpër lidhur me aleancën mes LSDM’së maqedonase dhe BDI’së, për t’i luftuar partitë opozitare shqiptare. Sipas Mehmetit, BDI’ja që deri dje ishte vasale e VMRO-DPMNE’së, sot, si degë partiake e LSDM’së, vazhdon ‘misionin’ e saj përçarës ndaj shqiptarëve. Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, Kim Mehmeti pohon se askush nuk është tallur me shqiptarët aq sa Zaevi, që deri dje i quante kriminel drejtuesit e BDI’së dhe sa Ali Ahmeti, që pohonte se është antishqiptari ta përkrahësh e të votosh për LSDM’në. Më poshtë mund ta lexoni komentin e…

Lexo më Shumë