Author: almakos

06 October Kandidati i BDI-së për komunën e Likovës, Erkan Arifi ka deklaruar se nëse merr mandatin në zgjedhjet e 15 tetorit do të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë. Ai premton ndërtimin e zonës së lirë ekonomike, ndërtimin e shtëpisë së kulturës. Ai gjithashtu thotë se do të angazhohet edhe për krijimin e kushteve për të rinjtë së sferën e kulturës dhe sportit.

Lexo më Shumë

06 October Kandidati i PDSH-së për Komunën e Tetovës, Bardhyl Dauti në kuadër të fushatës elektorale ka takuar banoret e lagjes së studentëve në Tetovë e cila sipas tij është jashtë të gjitha standardeve për jetë normale të gjeneratave të ardhshme. Dauti me këtë rast premtoi rregullimin e saj përmes vendosjes së kanalizimit, asfaltimit dhe investimeve tjera infrastrukturore. Dauti tha se ndër prioritetet e tij do të jetë investimi nëpër rrugëve dytësore të qytetit që janë lënë në baltë nga drejtuesit aktual të komunës. Jemi afër Universitetit të Tetovës, kjo konsiderohet si lagje studentore, është pjesë e qytetit studentor, shihni…

Lexo më Shumë

06 October Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Tetovën, Adnan Neziri në një tubim të mbajtur mbrëmë në Tetovë u zotua se do të ndalojë fenomenin e ikjes së të rinjëve nga Tetova, krijimin e kushteve më të mira në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, hapjen e pishinave, kinemasë, bibliotekës së Qytetit. Ai poashtu premtoi formimin e një qendre për aktivitete kulturore, me qëllim që rinia Tetovare sipas tij të ketë kushte të barabarta me të rinjtë e kryeqytetit. E kemi më shumë se obligim, që rinia Tetovare, të këtë të gjitha kushtet e nevojshme siç i ka Shkupi. Në…

Lexo më Shumë

06 October Bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Tetovës nga radhës e LSDM-së, Zhive Aleksoski premtoi para qytetarëve të kësaj komune se do të rregullojë problemin me mungesën e parkingjeve, pastrimin e ajrit të ndotur, sigurimin e ujit të pijshëm, ndërtimin e deponisë regjionale si dhe vënien në funksion të një sistemi më cilësor arsimor. Një ndër prioritetet tona është të krijojmë kushte për rrugë të sigurta, pa aksidente dhe parkingje të reja. Me këto masa do të rregullohet komunikacioni, do të krijojmë kushte për siguri, dhe ndalimi i përhapjes së substancave që ndotin ajrin. Deponia do të…

Lexo më Shumë

Policia ka dhënë detaje për kërcënimin që i është bërë kandidatit për kryetar të Komunës së Sarajit, Bashkim Bakiu. Në raportin policor theksohet se dje në stacionin policor Qendër është paraqitur Bakiu, i cili ka njoftuar se kishte marrë një sms kërcënues. “Për shkak se B.B, është dashur të mbajë tubim të paparalajmëruar në fshatin Saraj, në Derven, duke filluar nga ora 20:00 dhe është dashur të shpejtojë dhe fillimisht ka thënë se heq dorë nga denoncimi. Më vonë, në orën 19:50, B.B. është paraqitur në linjën telefonike 192, dhe e ka paraqitur ngjarjen (tubimin), duke kërkuar që të jetë…

Lexo më Shumë

06 October Vazhdojmë me informacionet nga fushata elektorale e partive politike. VMRO-ja prezantimin e kandidatëve dhe të programin zgjedhor e ka vazhduar në Qytetin e Shkupit. Kandidati i kësaj partie për Komunën Qendër Dejan Jovanovski premtoi investime në pastrimin e ajrit të ndotur, përmes mbjelljes së drunjve dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra. Ai u zotua për infrastrukturë moderne, përmirësimin e kushteve për rininë, rikonstruimin dhe ndërtimin e çerdheve dhe sallave sportive. Mbjellja e 30.000 fidaneve të reja është pjesë e programit tonë, dhe kjo është njëra nga arsyet që tregon se do të kemi ambient jetësor më kualitativ në…

Lexo më Shumë

06 October Palmat e pushtetit paraprak përveç që e zbrazën arkën e shtetit për gjysmë milion euro, tani po bëhen kërcënim serioz për shfarosjen e mundshme të pyjeve në vend, pasi me vete kanë sjellë insekte të dëmshme. Sjellja e një materiali të tillë nga vende të largëta ekzotike, nënkupton edhe rreziqe tjera. Tashmë kemi dëshmi që do të publikohen së shpejti për një patogjen konkret nga një vend ekzotik, i cili deri më tani është i panjohur tek ne dhe në rajon- deklaroi Kiril Sotirovski, dekan i Fakultetit të Pylltarisë. Ekspertët thonë se duhet të ndërpritet propaganda dhe se…

Lexo më Shumë

PPS-ja është duke i analizuar materialet e marra gjatë bastisjeve të djeshme në zyrat dhe shtëpitë e njerëzve të cilët dyshohen për dhënien e sekretit zyrtar, deklaroi sot prokurorja speciale publike, Katica Janeva. E pyetur nëse të dhënat e marra nga ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, tregojnë se janë shfaqur informacione për presidentin, Gjorge Ivanov para vendimit të tij për abolim, Janeva tha se nuk mund të komentojë sepse ende janë duke u analizuar. “Nuk mund të konfirmoj asgjë sepse në këtë moment të dhënat që janë marrë ende po analizohen. Pasi të analizohen në interes të procedurave…

Lexo më Shumë

06 October Presidenti Gjorge Ivanov në Konferencën “Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore”, që mbahet në Ohër, e kritikoi BE-në, pasi siç tha nuk mbështet projektet kapitale, kështu që zgjidhja është ato të realizohen me para kineze. Që të përfshihemi në mënyrë të barabartë në Zonën Ekonomike Evropiane, është e domosdoshme që të jemi pjesë e barabartë e rrugëve, hekurudhave dhe korridoreve energjetike evropiane. Pasi që BE-ja ende nuk i mbështet projektet e mëdha të infrastrukturës, kemi vendosura me kredi të volitshme kineze nga nisma 16 plus 1, të ndërtojmë një pjesë të rëndësishme të Korridorit 8 – deklaroi presidenti Gjorge…

Lexo më Shumë

Sektori policor për kriminalistikë në Shtip ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Komunës së Berovës, Dragi Naxhinski. Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare pasi  e ka përdorur makinën zyrtare pa autorizim, madje edhe jashtë shtetit. Por, makinën se ka përdorur vetëm për nevojat e veta. U ka bërë shërbime edhe njerëzve të tij që kanë pasur nevojë për transportim, raportim Televizioni SHENJA. Policia ende nuk ka një shifër të saktë se sa dëm ka shkaktuar kryetari 59-vjeçar i Berovës pasi ende po bëhen kalkulimet se sa herë është përdorur makina pa autorizim zyrtar. Sipas asaj që deri më…

Lexo më Shumë

Avokati i të akuzuarit Pançe Angellov dhe vetë i akuzuari kërkuan rrethana lehtësuese dhe dënim minimal pasi siç tha sulmuesi, ai jeton vetë dhe nuk ka kush t’i ndihmojë nëse hyn në burg. Shekerinska paralajmëroi se në mënyrë shtesë do të kërkojë dëshmpërblim në procedurë civile, duke premtuar që veprat e tilla të mos përsëriten asnjëherë. Ndërkohë, gjatë seancës së sotshme, Pançe Angellov ka kërkuar falje për veprimin e bërë më 27 prill në Kuvend. “Isha në eufori dhe kam vepruar në mënyrë emotive. I them edhe të dëmtuatës se pendohem shumë. Unë desha vetëm ta largoj prej aty, por…

Lexo më Shumë

Kandidati i PDSH-së për Komunën e Tetovës Bardhyl Dauti ne takim me banoret e lagjes së studentëve në Tetovë premtoi rregullimin e saj përmes vendosjes së kanalizimit dhe asfalltimit. Dauti tha se ndër prioritetet e tij do të jetë investimi nëpër rrugëve sekondare dhe terciare të qytetit. Jemi afër Universitetit të Tetovës, kjo konsiderohet si lagje studentore, është pjesë e qytetit studentor , shifni se rrugët nuk janë të shtruara, këto janë një model i rrugëve në Tetovë. Çdo rrugë sekondare në këtë qytet është e pashtruar. Si ofertë kemi që çdo rrugë sekondare dhe terciare, në qytetin e Tetovës…

Lexo më Shumë