06 October
Vazhdojmë me informacionet nga fushata elektorale e partive politike. VMRO-ja prezantimin e kandidatëve dhe të programin zgjedhor e ka vazhduar në Qytetin e Shkupit. Kandidati i kësaj partie për Komunën Qendër Dejan Jovanovski premtoi investime në pastrimin e ajrit të ndotur, përmes mbjelljes së drunjve dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra. Ai u zotua për infrastrukturë moderne, përmirësimin e kushteve për rininë, rikonstruimin dhe ndërtimin e çerdheve dhe sallave sportive.
Mbjellja e 30.000 fidaneve të reja është pjesë e programit tonë, dhe kjo është njëra nga arsyet që tregon se do të kemi ambient jetësor më kualitativ në komunën Qendër. Garantoj ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Maxhari, lojëra fëmijësh dhe hapësira sportive të reja, do ta rikontruojmë dhe do ta modernizojmë Sallën e qytetit ndërkaq Klubi do të ketë mbështetjen e Komunës që të sjell kushte më të mira për banorët e Qendrës- tha Dejan Jovanovski, kandidat i VMRO-së për Komunën Qendër.
https://www.youtube.com/watch?v=_xgucia8CVI&feature=youtu.be

