Prej sonte priten reshje të shiut të cilat gjatë natës do të përhapen kudo. Në malet në mbi 1500 metra lartësi mbidetare do të ketë reshje të dëborës, veçanërisht në perëndim. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, e cila në orët e mbrëmjes do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe do të përforcohet. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 22 deri në 28 gradë Celsius. Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë nesër do të ketë reshje të përkohshme të shiut, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme me mbi 20 litra…
Author: almakos
Një 29-vjeçar ka lajmëruar në polici se ai ishte sulmuar me sprej gjatë tubimit elektoral, ku u raportua se një person u përpoq të hedhë sprej mbi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Policia arrestoi shtetasin 36-vjeçar me inicialet R.R, i cili u përpoq të hedhë sprej mbi kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, gjatë tubimit të partisë së tij në Komunën Qendër. Personi u përpoq të ngjitej në skenë derisa Gruevski po fliste, por është ndaluar nga pjesëtarët e sigurimit. /SHENJA/
Një shtetase 72-vjeçare nga Holanda është gjetur e vdekur në një hotel në Ohër. Policia ka njoftuar se rasti u është raportuar atyre rreth orës 10 të ditës së djeshme. Vdekja pa gjurmë të dhunës u konfirmua nga një mjek i Kujdesit Shëndetësor Emergjent dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i viktimës është dërguar për autopsi, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pasditën e së enjtes ka qëndruar në disa fshatra të komunës së Likovës, Sllupçan, Hotël e Likovë, ndërsa në mbrëmje në Mateç mori pjesë në tubimin promovues të kandidatit Erkan Arifi për kryetar të Likovës. Ahmeti në fjalimin e tij e vuri theksin te monumentet e ndërtuara për nder të UÇK-së, dhe u lavdëruar që monumenti i parë është bërë në zonën e Karadakut, për të cilin premtoi se do ta ngrisin sa më lartë që të shihet edhe në Preshevë. Ahmeti u kthye qindra vite pas në histori, duke thurrur disa vargje për Lidhjen…
Aleanca për Shqiptarët tubimin qendror e zhvilloi në Zhitoshë, ku lideri i kësaj partie Ziadin Sela nuk la pa kritikuar BDI-në e cila sipas tij ka dështuar me procesin e decentralizimit, sepse me këtë i ka dëmtuar komunat shqiptare. Sela nga Zhitosha u bëri thirrje të gjitha bashkësive etnike, si boshnjakët, turqit dhe bashkësitë tjera pakicë, që të mbështesin partitë shqiptare, pasi sipas tij me këtë do të përkrahin avancimin e të drejtave të tyre etnike. Sela nuk la pa përmendur edhe 27 prillin, duke thënë se kur u zgjodh kryetari i Kuvendit shqiptar, aty ishte ai e nuk ishin…
Në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA, edhe pse i ftuar, mungoi kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Në fund të emisionit atij ju lexuan pyetjet që ishin përgatitur për të: Saraji në bazë të anketave të zhvilluara me qytetarët, është komuna që ka më së shumti vërejtje ndaj drejtuesve të komunës Si mendoni edhe një herë t’i kërkoni votat pas gjithë këtyre vërejtjeve? Zëri juaj u dëgjua në disa përgjime telefonike në të ashtuquajturat “bombat e Zaevit”. Si u bë që një personin që ju akuzonte, tani në këto zgjedhje t’ju japë mbështetje?…
A jeni të gatshëm t’ë mbështetni njëri-tjetrin nëse në rreth të dytë nuk kaloni ju por garon një kandidat tjetër përballë kandidatit të BDI-së? Kjo ishte pyetja që ju parashtrua tre kandidatëve për kryetarë të Komunës së Sarajit nga Lëvizja BESA, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH në emisionin e sontëm “Studio e Hapur” që transmetohet në Televizionin SHENJA. Kandidatët e tre partive që në Saraj janë në opozitë, folën edhe në pyetjen për mundësinë e bashkëpunimit mes tyre edhe pas fitores eventuale në komunë. Përgjigjet për të dyja pyetjet mund t’i dëgjoni në videon e mëposhtme:[embedded content]
Përveç realizimit të projekteve që janë vitale për jetën e banorëve si ujësjellësi, kanalizimi dhe infrastruktura, kandidati i Lëvizjes BESA në Komunën e Sarajit, Bashkim Bakiu, premtoi edhe investime kapitale dhe revitalizim të pasurive natyrore të kësaj komune. Ai këto zotime i bëri në debatin e sontëm “Studio e Hapur” që transmetohet në Televizionin Shenja. Investimet dhe ringjalljen e qendrës rekreative në Liqenin Treska ishin një nga tre zotimet prioritare të Bakiut nëse ai fiton zgjedhjet në Komunën e Sarajit. “Projekti i parë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik. Çfarë do të bëjmë ne, do të bëhemi partner të biznesit…
Kandidati i Aleancës për shqiptarët për kryetar të komunës së Sarajit, Ekrem Alija, tha se nëse merr besimin për të drejtuar komunën e Sarajit, projektin e parë që do ta bëj është rregullimin e rrugëve kryesore, njëra, që është në qendër të Sarajit deri në Bojanë dhe tjetra nga Kodova deri në Radushë. Ai tha se projekti i tij i dytë është edhe një projekt human ndërsa ka të bëj me bashkimin e dy vendbanimeve shqiptare që janë të ndarë fizikisht nga komuna e Sarajit: Fshatrat Svetapetkë dhe Çiflikë. “Për shkak të rrugës ata janë të ndarë nga komuna e…
Kryeministri i Maqedonisë dhe njëherësh kryetari i LSDM-së, ështe pritur me protesta në Reçicë. Zaev ka qëndruar sot në Tetovë, ku së bashku me Teuta Arifin kishin paraparë një vizitë edhe tek lokacioni ku duhet të ndërtohet shkolla në Reçicë. Mirëpo, aktivistë të Lëvizjes BESA, të përkrahur nga dhjetëra qytetarë, organizuan një protestë. Ata në duar mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme, nëpërmjet të cilave rikujtonin zonjën Arifi për premtimin e parealizuar. Përballë protestuesve qëdronin edhe delegacionet e Zaevit dhe Arifit, ndërsa vërehej edhe prezenca e policosë. Shkaku i protestuesve, delegacionet nuk qëndruan shumë në Reçicë, duke vazhduar vizitën në…
Banorët e Zhelinës ballafaqohen me problemin e ujit të pijshëm, kanalizimit, mungesës së infrastrukturës. Kështu denoncuan kandidatët për kryetarë të komunës së Zhelinës, Sali Ajdini nga PDSH dhe Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA, në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA. Sali Ajdini nga PDSH tha se kandidati i BDI-së për kryetar të komunës, Fatmir Izari, i premton të njëjtat projekte që i ka premtuar edhe në vitin 2009. Sipas tij edhe pak ato projekte që janë realizuar në këtë komunë janë bërë me pjesëmarrje financiare nga ana e banorëve të komunës. Sali Ajdini, PDSH “Ai do të thotë se…
05 October Prej sot, qytetarët e Shkupit do të mund t’i marrin në shtëpi çertifikatat e lindjes dhe ato të kurorëzimit. Këtë projekt e promovuan sot drejtorët e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë dhe Postës së Maqedonisë të cilët u zotuan se të dhënat personale të qytetarëve janë të mbrojtura përmes një sistemi të posaçëm dhe të sigurt. Të drejtën për aplikim e kanë edhe personat e mitur. Për momentin projekti do të zbatohet vetëm në Shkup, ndërsa në të ardhmen parashihet që kjo mundësi tu ofrohet edhe qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Procedura është shumë e lehtë dhe…

