Në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA, edhe pse i ftuar, mungoi kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Në fund të emisionit atij ju lexuan pyetjet që ishin përgatitur për të:
- Saraji në bazë të anketave të zhvilluara me qytetarët, është komuna që ka më së shumti vërejtje ndaj drejtuesve të komunës Si mendoni edhe një herë t’i kërkoni votat pas gjithë këtyre vërejtjeve?
- Zëri juaj u dëgjua në disa përgjime telefonike në të ashtuquajturat “bombat e Zaevit”. Si u bë që një personin që ju akuzonte, tani në këto zgjedhje t’ju japë mbështetje?
- Ndonëse komunë rurale me burime të mëdha të ujit, banorët ankohen për mungesë të ujit të pijshëm. Si është e mundur një gjë e tillë?
- Nëse ju si subjekt politik përmes tashmë ish kryetarit, Bekim Murati lavdëroheni se keni bërë shumë për popullatën atëherë parashtrohet pyetja logjike se përse nuk e kandidoni të njëjtin person?
- Pse nuk e ndërtuat shkollën që ë premtuat për Çajle dhe Semenishtë, poliklinikën në Saraj, çerdhen e fëmijëve dhe rrugën alternative për në Radushë?

