Një 29-vjeçar ka lajmëruar në polici se ai ishte sulmuar me sprej gjatë tubimit elektoral, ku u raportua se një person u përpoq të hedhë sprej mbi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Policia arrestoi shtetasin 36-vjeçar me inicialet R.R, i cili u përpoq të hedhë sprej mbi kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, gjatë tubimit të partisë së tij në Komunën Qendër.
Personi u përpoq të ngjitej në skenë derisa Gruevski po fliste, por është ndaluar nga pjesëtarët e sigurimit. /SHENJA/

