Televizioni SHENJA u është përgjigjur akuzave të BDI-së, gjeqësisht kandidatit të kësaj partie për kryetar në Komunën e Zhelinës, Fatmir Izairit, se gjoja nuk është ftuar në emisionin debativ “Studio e Hapur”. Autori dhe drejtuesi i këtij emisioni, Ismail Sinani, në fillim të edicionit të sotëm ka njoftuar Izairin se, si gjithë kandidatët e tjerë të kësaj partie edhe ai ka qenë i ftuar përmes zëdhënësit të Shtabit Qendror të BDI-së dhe e ftoi që arsyet t’i kërkojë tek partia e tij dhe shtabi qendror partiak. Drejtori i iformacionit i Televizionit Shenja fton publikisht zyrtarët e BDI që t’i japin…
Author: almakos
Sulejman Osmani, i akuzar për organizim terrorist së bashku me grupin e Kumanovës, i pranon të gjitha akuzat për pjesëmarrje në sulmin mbi kullën policore në Gushincë dhe Lagjen e Trimave por insiston se qëllimi i tij dhe i grupit nuk ka qenë të bëjnë vrasje, por vetëm të japin ultimatim për ndryshimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni. Gjatë fjalimit të tij përfundimtar, Osmani i tha gjykatës dhe prokurorisë se ai me shokët nga UÇK kanë patur për qëllim t’ia bëjnë me dije Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit se nuk mund të luhet me ndjenjat e shqiptarëve. “Qëllimi pse…
Vetitë shëruese të banjës së Tetovës mbledhin shumë vizitorë. Por me të arritur në destinacionin e paraparë , ata hasin në pamje dëshpëruese. Mbeturina që kundërmojnë rënd, e papastërtia që e shohin gjithandej i detyron hallexhinjtë të kthehen në shtëpi, pa kryer terapinë e duhur që ua kanë rekomanduar mjekët. Vizitorët e kësaj banje thonë se mëkati më i madh që institucionet dhe kryesisht komuna i ka bërë këtij vendi, është mosinteresimi dhe mosinvestimi në këtë vend që jo çdokush e viziton nga dëshira. ”Pas dorë është lënë, s’ka interesim, as prej komunave, as prej shtetit, as prej individëve që…
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka takuar sot sërish homologun e tij grek, Nikos Kocias. Takimi i sotëm ka ndodhur në kuadër të takimit kuartal që po mbahet në Selanik të Greqisë. Zyrtarisht është komunikuar se në këtë takim, dy ministrat kësaj radhe kanë diskutuar për ardhmërinë e rajonit, hapat që duhet të ndërmerren për krijimin e vizionit pozitiv për atë ardhmëri, përforcimin e bashkëpunimit mes organizatave të shoqërive civile të dy vendeve, si dhe institucioneve akademike. Dimitrov po ashtu është takuar edhe me perfektin e Selanikut, Janis Butaris, me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimin…
Pjesë e koalicionit të krimit. Fajtor për gjendjen në të cilën ka rënë vendi dhe qytetarët. Parti me udhëheqësi të kriminalizuar që ka menduar vetëm për para, fuqi dhe pushtet. Nuk kanë dallim nga VMRO-DPMNE. Kështu thoshte kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, raporton SHENJA, për Bashkimin Demokratik për Integrim deri para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Por, sot të gjitha këto akuza, jo vetëm që nuk u procesuan në institucionet e drejtësisë, por BDI brenda natës u shndërrua në partner strategjik për LSDM-në, ndërsa kandidatët e kësaj partie u bënë figurat më të mira për Zoran Zaevin.“Vazhdojmë që edhe konkretisht ta…
Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së Nevzat Bejta në rrjedhë të fushatës zgjedhore është takuar me banorët e fshatit Banjicë, të cilëve iu ka premtuar realizimin e projektit për kanalizimin fekal dhe atmosferik si dhe ndërtim dhe asfaltim e rrugës tek stadiumi i fshatit Banjicë, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekteve të tjera që do dalin si kërkesë e banorëve. Në mandatin e ardhshëm, kemi vendosur në programin parazgjedhor të viteve 2017-2021, që të ndërtojmë kanalizimin për ujërat e zeza, të ndërtojmë dhe ta asfaltojmë rrugën tek stadiumi dhe të ndërtojmë dhe rregullojmë rrugët lidhëse…
05 October Prokurori Speciale kontrollon nëse përmes sistemit AKMIS është bërë keqpërdorim gjatë shpërndarjes së lëndëve tek gjykatësit. Katica Janeva dhe disa hetues në shoqëri të policisë janë duke hetuar nëse sistemi është i manipuluar, për lëndët që kanë të bëjnë me këtë prokurori. Përveç PSP-së edhe Komisioni i Ministrisë së Drejtësisë i filloi analizat e para nëse sistemi AKMIS është keqpërdorur dhe nëse disa lëndë të caktuara janë shpërndarë në duar, tek gjykatësit, të cilët kanë qenë të besueshëm tek kryetarët e gjykatave. Nga Ministria e Drejtësisë konfirmuan se grupi punues, prej sot ka filluar hetimin edhe atë në…
Ekspertët vlerësojnë se në procedurën gjyqësore për rastin “Monstra”, faktet janë imponuar me dhunë. Ish kryetari i Gjykatës Supreme Dane Iliev vlerëson se shkeljet flagrante gjatë procedurës dhe mohimi i mundësisë së mbrojtjes për verifikimin e provave, janë dyshimet bazë se bëhet fjalë për rast të montuar. Megjithatë ish kryetari i Gjykatës Supreme Iliev nuk përjashton mundësinë që Supremja të taktizojmë me vendimin. Nuk mundeni që në Procedurë Penale të impononi fakte me dhunë dhe nga ana tjetër faktet e vërteta të mbesin jashtë procedure. Roli i Gjykatës është që me anë të fakteve të sjell vendim të duhur në…
05 October Gjykatësi i rastit “Monstra” Vlladimir Tufekxhiq nuk komenton mundësinë për rigjykim të rastit. Sipas tij, në kohën kur janë zhvilluar hetimet ai personalisht asnjëherë nuk ka qenë prezent në vendin e ngjarjes. Tufekxhiq pretendon se rasti nuk ka prapavijë politike. Unë nuk kam qenë pjesë e hetimit në vendin e ngjarjes. Kjo lëndë është formuar 20 ditë pas arrestimit në Departamentin për krim të organizuar. Nuk dua të besoj se pas gjithë kësaj ka ndonjë interes politik i cilësdo elitë politike, pasi që nuk besoj se në Maqedoni ka njerëz të cilët nuk duan që të marrin fund…
Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës, ku fjalën e tij përfundimtare e ka dhënë i akuzuari Sulejman Osmani, gjykimi i të cilit bëhet ndaras nga pjesëtarët e tjerë të grupit. Osmani gjatë seancës derisa ka mohuar aktakuzën ëpr terrorizëm ka theksuar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij nuk qëndruan në Kumanovë për të mbrojtur Ali Ahmetin e Nikolla Gruesvkin, por për të avancuar të drejtat e shqiptarëve. Në Maqedoni nuk kemi ardhur as për Gruevskin dhe as për Ali Ahmetin ashtu siç flitet, por ne jemi këtu për shqiptarët, që të mos ketë më raste të…
Prokuroria Speciale ka bastisur zyren e kryetarit të Gjykatës Themelore Vlladimir Pançevski me asistencë policore. Ende nuk janë dhënë detaje se për çfarë lënde bëhet kontrolli, por PSP ka konfirmuar se bastisja është për qëllimin e një procedure parahetimore. Mësohet se Katica Janeva dhe Lençe Ristovska po bëjnë kontroll të sistemit “AKMIS” nëpërmjet të cilit, në mënyrë elektronike, rastësisht ndahen lëndët tek gjykatësit. Kjo nën dyshimet për manipulimin e sistemit me të cilin do të ndaheshin lëndë të caktuara tek gjykatës të caktuar. Meqë bëhet fjalë për procedurë parahetimore, nuk kumtohen detaje të tjera.
Prokuroria Speciale Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme kontrolloi zyrën e ish kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski. Lajmin për Alsat-M e konfirmuan nga PSP-ja.

