Televizioni SHENJA u është përgjigjur akuzave të BDI-së, gjeqësisht kandidatit të kësaj partie për kryetar në Komunën e Zhelinës, Fatmir Izairit, se gjoja nuk është ftuar në emisionin debativ “Studio e Hapur”.
Autori dhe drejtuesi i këtij emisioni, Ismail Sinani, në fillim të edicionit të sotëm ka njoftuar Izairin se, si gjithë kandidatët e tjerë të kësaj partie edhe ai ka qenë i ftuar përmes zëdhënësit të Shtabit Qendror të BDI-së dhe e ftoi që arsyet t’i kërkojë tek partia e tij dhe shtabi qendror partiak.
Drejtori i iformacionit i Televizionit Shenja fton publikisht zyrtarët e BDI që t’i japin fund bojkotit dy vjeçar që ia bëjnë medias sonë, për shkak se kjo është sjellje antidemortike.
TV SHENJA edhe në të ardhmen, njëjtë siç ka vepruar deri më tani do të raportojë në mënyrë objektive për të gjitha aktivitetet politike të zyrtarëve dhe krerëve të kësaj partie.
Në vazhdim ndiqeni apelin që drejtori i informacionit, Ismail Sinani ia bën Bashkimit Demokratik për Integrim.

