Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, qëndruan në Shipkovicën të lënë tërësisht mbas dore nga pushteti lokal, e ku akoma vërehen dëmet e pa sanuara nga vërshimet e fundit. Dauti theksoi se ekipin i tij ka të gatshëm planin për furnizim me ujë të pijshëm të banorëve të Shipkovicës dhe rregullimin e rrjetit të ujërave të zeza, si dhe përmirësimin e kushteve jetësore të banorëve të Shipkovicës.
Author: almakos
Nëse ktheheni mbrapa, që nga viti 1996 do të shihni se banorët e Zhelinës i kanë ende kësaj dite kërkesat e njëjta. Kështu tha kandidati i Lëvizjes BESA për Komunë e Zhelinës, Blerim Sejdiu. ”Kandidati i BDI-së përsëri del në mënyrë të paturpshme me programin e njëjtë me disa modifikime të ndryshme, del me premtimet e njëjta që i ka pasur në vitin 2009. Edhe në vitin 2009 edhe tani del dhe premton ujësjellësin për vendbanimet Pallaticë, Trebosh, Uzurmisht edhe vendbanimet që i thotë ai të Dërvenit”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se asnjë nga këto fshatra nuk kanë ujë…
Në seancën e sotme në Parlamentin e Serbisë, deputetët e opozitës kanë shprehur kundërshtimet e tyre në lidhje me Listën Serbe, se pse kjo parti ka hyrë në koalicion me, siç e quajtën ata, një kriminel lufte si Ramush Haradinaj. Milijan Damajnoviq nga Partia Radikale Serbe, ia ka gjuajtur flamurin e Kosovës, Milovan Drecun, i cili është Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, duke i thënë që t’ia dërgoj drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq. Drecun i ka dhënë një paralajmërim Damajnoviq, pas të cili ky i fundit e quajti Drecun hipokrit ngaqë i ka dhënë mbështetje…
04 October Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se harmonizimi i legjislaturës së vendit me atë të Bashkimit Evropian dhe reformat në të gjitha sferat mund të bëhen vetëm përmes bashkëpunimit të të gjithë aktorëve politik. Duke elaboruar para studentëve të Universitetit FON, rolin vendimtar që ka institucioni që ai drejton, Xhaferi apeloi te të gjithë aktorët politik që të angazhohen në forcimin e rolit kontrollues dhe mbikqyrës të Kuvendit mbi institucionet tjera e në veçanti mbi Qeverinë. Do ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe publikisht do të apeloj deri te shumica parlamentare dhe opozita, deri te pushteti ekzekutues, opinioni akadaemik,…
Një seri tërmetesh, prej të cilëve më i fuqishmi me manjitudë 3,5 sipas Shkallës së Rihterit, janë regjistruar sot pasdite në orën 14:53 minuta në Pehçevë dhe Koçan, kumtoi Observatori Sizmologjik i Fakultetit Matematikor-natyror në Shkup. Epiqendra e tërmeteve ishte gjashtë kilometra në perëndim të Pehçevës, ndërsa janë ndier me intensitet prej tre-katër ballë sipas shkallës maksosizmike evropiane.
Aktakuzën për blerjen e treqind automjeteve të reja për policinë do ta udhëheqë gjykatësja Lidija Petrovska. Ajo në bisedat e përgjuara dhe të publikuara e mori epitetin “Gjykatësja-Svarovski.” Nëpërmjet shpërndarjes elektronike. I akuzuar në këtë rast nga Specialja është ndihmës ministri i brendshëm Gjoko Popovski. Ndryshe, gjyqtarja e njëjtë e gjykon edhe rastin “Fortesa 2”, ku i pandehuri i parë është i arratisuri Goran Grujevski, ish-shef i policisë sekrete.
Qendra Maqedonase për Kulturë dhe Zhvillim edhe këtë cikël zgjedhor do të bëjë monitorimin e gjithë procesit zgjedhor, si gjatë fushatës, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, po ashtu edhe procesin pas përfundimit të tyre. Kryetari i kësaj qendre, Nellko Nellkovski, tha se ata do të kenë rol parandaluesi të incidenteve gjatë kësaj periudhe. Po ashtu ai shtoi se edhe këtë vit do t’ua ofrojnë përfaqësueseve të të gjitha partive nënshkrimin e Deklaratës për Parandalim gjatë procesit të zgjedhjeve, përmes të cilës sipas Nikollovskit ata deklarohen se do të punojnë dhe maksimalisht do t’i mobilizojnë resurset e tyre në drejtim të…
Jetojmë në shekullin 21, rreth Malit Sharr, por fatkeqësisht nuk kemi ujë të pijshëm. Kështu tha kandidati i “Aleancës për shqiptarët” për kryetar të komunës së Bogovinën, Albon Xhemaili, në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA. Ai shtoi se përderisa banorët kanë menaxhuar vet me ujin e pijshëm nuk kanë pasur problem, por problemet kanë lindur në momentin kur komuna ka marrë përsipër menaxhimin e ujit. “Në vendbanimet tjera ku ka mungesë të ujit, veçanërisht në Pirok, Kamjan, Pallçishtë dhe vendbanime tjera, janë investime shumë të vogla për t’u rregulluar çështja”, ka thënë Albon Xhemaili, kandidat i “Aleancës për…
04 October Muharem Bardhi, Adem Abdullai, Muharrem Isa, Rami Buçi, Arian Rexhepi dhe Enur Iljazi, janë emrat e gjashtë protestuesve që përfunduan në burg, duke kërkuar drejtësi në gjykimin e rastit “Monstra”. Avokati Naser Raufi thotë se në rast se Gjykata Supreme ndryshon epilogun e rastit “Monstra” në favor të të akuzuarve, atëherë protestuesve të dënuar u takon dëmshpërblim. Nëse këto të akuzuar lirohen dhe ai vendim bëhet i plotfuqishëm, në procedurë të përsëritjes, personat që kanë mbajt burg kanë të drejtë që të kërkojnë dëmshpërblim. Këtu del arsyetimi se përse kanë protestuar dhe kauzë që protesta ka qenë e…
Nevojiten ndryshime demokratike në atë mënyrë që ajo të mbetet efikase dhe e realizueshme. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm dhe për Çështje Evropiane i Luksemburgut, Zhan Asalborn, pas takimit me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Në konferencën e përbashkët me homologun e tij Dimitrov, Asalborn deklaroi se zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë shumë të rëndësishme për vendin. Sipas tij, këto janë zgjedhjet e para pas zgjedhjeve parlamentare të cilat OSBE do t’i vëzhgojë, andaj nënvizoi se shumë me rëndësi është që ato të jenë të organizuara në mënyrë adekuate dhe të japin rezultat i cili do…
Familjarët e të dënuarve për rastin “Monstra” kanë mirëpritur propozimin e Prokurorisë Publike për rishqyrtim të lëndës dhe kthimin e saj në Gjykatën e shkallës së parë. Ndonëse gjithnjë janë të bindur në pafajësinë e djemve të tyre, familjet vlerësojnë se Gjykata Supreme do të reflektojë për drejtësi. Bedri Ajdari thotë se tek familjarët tani ka një dritë shprese e drejtësia e kërkuar gjatë pesë viteve të fundit më në fund do të del në shesh. Këtu nuk kishte ndonjë palë e cila fitoi dhe tjetra humbi, por ishte puna që rasti të merr epilog të drejtë për të cilin…
04 October Kandidati i PDSH-së për komunën e Tetovës Bardhyl Dauti, gjatë shpalosjes së programit të tij politik tha se prioritet për të si kryetar komune do të jetë zhvillimi i Arsimit. Dauti premtoi ndërtimin e shkollave, pajisjen e tyre me aparaturat e nevojshme, revitalizimin e bibliotekës së qytetit, punësimin e mjekëve, stomatologëve dhe sikolgëve nëpër shkollat e vendit. Pos shkollave ai ka premtuar ndërtimin e shumë cerdheve në qytet. “Komuna e Tetovës gjatë mandatit tim gjithnjë e më shumë do të jetë e koncentruar në kultivimin e cilësisë së Arsimit, sigurisë nëpër shkolla, rritjes së numrit të laboratoreve nëpër…

