Author: almakos

Kryeministrat e Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë deri në fund të vitit do të kenë takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore për gjetjen e modelit financiar për ndërtimin e Korridorit 8, paralajmëroi sot kryetari i Qeverisë bullgare, Bojko Borisov. “Në dhjetor dakorduam takim me Bankën Botërore për ndërtimin e Korridorit 8 në të cilin do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Zora Zaev dhe Edi Rama”, deklaroi Borisov në konferencën për shtyp në Varnë. Sipas Borisovit, në takim do të kërkohet modeli për financimin e lidhjes rrugore dhe hekurudhore, që duhet t’i lidh tre shtetet.

Lexo më Shumë

Greqia dhe Maqedonia duhet të gjejnë zgjidhje për kontestin midis tyre siç e bënë këtë Sofja dhe Shkupi, deklaroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov. “Duhet të gjendet zgjidhje midis dy popujve, ashtu siç e gjetëm ne, pasi që Greqia do t’i bllokojë për në NATO dhe për në BE”, thekson Borisov në deklaratën për “Trud”, duke iu përgjigjur pyetjes se pse në takimin e djeshëm të liderëve të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë në Varnë, nuk ka marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Për krijimin e të ashtu quajturws “Katërshja e Varnës”, kryeministri bullgar vlerëson se me këtë vërtetohet…

Lexo më Shumë

04 October Një shpërthim është dëgjuar gjysmë ore para mesnate në Saraj të Shkupit. Bëhet fjalë për mjet shpërthyes i cili është aktivizuar në oborrin e një shtëpie në Saraj. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëm material, duke dëmtuar kështu një pjesë të shtëpisë dhe makinën e pronarit. Në incidenti nuk ka persona të lënduar. Sipas MPB, ngjarjen në polici e ka denoncuar pronari i shtëpisë M.D nga Saraji në orën 23:40.Ekipet e MPB Shkup dhe sektori për anti-terrorizëm ka bëri hetimin e incidentit.Nuk ka njoftime lidhur me motivet e hedhjes së mjetit shpërthyes.

Lexo më Shumë

04 October Bashkëpunimi në sferën e sigurisë, bashkëpunimi ndërkufitar, lidhja energjetike, janë një pjesë e temave në të cilat do të përqendrohen ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë, Nikolla Dimitrov, Ditmir Bushati, Nikos Koxias dhe Ekaterina Zaharieva, në takimin katërpalësh sot dhe nesër në Selanik. Takimi mbahet me iniciativë të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias. Ky do të jetë takimi i dytë i një formati të këtillë në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë greke për përforcim të stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit transkufitar midis vendeve fqinje nga pjesa jugore e Ballkanit. Qëllimi i…

Lexo më Shumë

Bashkëpunim në siguri, ndërkufitar, energjetik, janë disa nga temat që do të diskutojnë ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë – Nikolla Dimitrov, Shqipërisë – Ditmir Bushati, Greqisë – Nikos Kotzias, dhe Bullgarisë – Ekaterina Zakharieva, në takimin që do të mbahet sot dhe nesër në Selanik.Ky takim mbahet me iniciativë të ministrit grek për punë të jashtme, Nikos Kotzias.

Lexo më Shumë

04 October Katër persona janë lënduar më lehtë në tre nga gjithsej gjashtë aksidente trafiku të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tre janë shkaktuar dëme materiale. Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve shtatë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lëvizjes, pesë shoferë që e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, si dhe 14 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare sonte mbajti tubimin e saj në lagjen Teteks të Tetovës. Para simpatizantëve dhe anëtarëve të PDSH-së folën, kryetari i degës të Tetovës, Arben Demiri, Adhurim Luta – kandidati për këshilltar nga lagja e Teteksit, Adnan Bilalli – bartësi i listës së këshilltarëve, si dhe Bardhyl Dauti, kandidati i PDSH-së për kryetar në komunën e Tetovës, të cilët e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së për Tetovën. Dauti në fjalimin e tij tha se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë investimet në infrastrukturë, stimulimi i ekonomisë vendase, rregullimi i kaosit trafik, menaxhimi i mirëfilltë me…

Lexo më Shumë

Populli do të votojë kundër LSDM-së dhe errësimit. Ky do të jetë një fillim i përfundimit të errësimit dhe do të jetë fillim i numërimit të kohës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, me të cilat do të fillojë epoka e re, mëngjesi i ri për Maqedoninë, tha lideri i VMRО-DPMNE-së Nikolla Gruevski sonte në mitingun në komunën e Gjorçe Petrovit. Me këtë rast, ai sqaroi se çka është errësimi i cili, siç tha, në katër muajt e fundit shihet në shumë forma, mashtrime, marrëveshje të dëmshme, duke folur për reforma të cilat nuk ekzistojnë, duke bërë hapa…

Lexo më Shumë

Kontratës parazgjedhore 2017-2021 për zhvillimin e komunës së Çairit i janë shtuar nënshkrime të reja. Ka qenë kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga bashkëpartiakët, Petre Shilegov dhe Muhamet Zeqiri të cilët kanë vizituar një prej lagjeve të kësaj komune, Jahja Pashë, për t’u takuar me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu dhe shefin e Shtabit Zgjedhor, Bujar Osmani, raporton aktuale.mk. Në këtë takim kandidati Ganiu i ka prezantuar kryeministrit  Zaev dokumentin për Strategjinë e zhvillimit të komunës gjatë katër viteve të ardhshme. Përkatësisht të 11 pikat e Kontratës dhe vizionin e tij për të ardhmen e komunës, ndryshimet…

Lexo më Shumë

Për realizimin e projektit të kanalizimit, Elvir Iseni nga PDSH tha se janë të paraparë rreth katër milionë euro, ndërsa i tërë projekti duhet të bëhet në koordinim me qeverinë. Elvir Iseni tha se komuna e Bogovinës ka dy liqene ndërsa planifikojnë ndërtimin e një muri, për të ngritur nivelin e sipërfaqes. “Nuk kemi bërë ndonjë vlerësim por i gjithë ky projekt mund të kushtoj mbi 30 mijë euro.”, tha Iseni. Iseni duke folur për çështjen që më së tepërmi i tangojnë banorë te Bogovinës, çështjen e ujit, shtretërit të lumenjve si dhe këndet për fëmijët, tha se ata në…

Lexo më Shumë

Kandidati i PDSH-së, Elvir Iseni tha se sipas informatave të tij, Komuna e Bogovinës ka borxh prej 3.5 milionë euro. Sipas ligjit për financimin e komunave, ai tha se në raste të tilla, komuna në raste të tilla informon ministrin e financave në lidhje me borxhin dhe konstatohet përgjegjësia. “Në komunën tonë ka projekte të fryera. Investimi kushton një mijë euro, është i evidentuar 40 mijë euro. Është bërë investimi 10 mijë euro për naftë, ndërsa është i regjistruar 240 mijë euro. Këto ji dimë ne por jo me dokument i kemi si informata”, tha Iseni, duke shtuar se duhet…

Lexo më Shumë

Minur Asani tha se ata mund të premtojnë fillimin e projektit për kanalizimin, marrjen e parave që i takon Komunës së Bogovinës nga Qeveria dhe premtojnë se do të bëjnë gjithçka që ndihma nga jashtë për të filluar këtë projekt. Ai shtoi se komunës së Bogovinës i takojë fonde nga qeveria dhe se ata do të bëjnë çmos që këta fonde të vijnë në arkën e komunës. Asani tha se një ndër projektet që do të bëjnë është edhe përkrahja për turizmin, mbi gjitha përkrahje për shoqatën e gjuhëtarëve “Shqiponja e Sharrit”. “Ne do të mundohemi të bëjmë plane projekte…

Lexo më Shumë