Populli do të votojë kundër LSDM-së dhe errësimit. Ky do të jetë një fillim i përfundimit të errësimit dhe do të jetë fillim i numërimit të kohës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, me të cilat do të fillojë epoka e re, mëngjesi i ri për Maqedoninë, tha lideri i VMRО-DPMNE-së Nikolla Gruevski sonte në mitingun në komunën e Gjorçe Petrovit.
Me këtë rast, ai sqaroi se çka është errësimi i cili, siç tha, në katër muajt e fundit shihet në shumë forma, mashtrime, marrëveshje të dëmshme, duke folur për reforma të cilat nuk ekzistojnë, duke bërë hapa dhe politika në kundërshtim me vullnetin e popullit, demonstrime të përditshëm të punës së paligjshme.
“Nuk do të lejojmë ta errësojnë të ardhmen e ndritshme të kombit tonë dhe të këtij shteti. Përveç errësimit, përveç të gjitha pengesave, ne do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e një të ardhme të ndritshme për Republikën e Maqedonisë. Ne si tërësi, qytetarët e këtij shteti, do të punojmë së bashku në krijimin e epokës së re dhe këtyre sulmeve dhe pengesa do t’ju vijë fundi, qëllimi ynë është Maqedoni më të pasur dhe më të hareshme”, tha Gruevski.
Kandidati për kryetar komune i Gjorçe Petrovit nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” Vllado Misajllovski tha se edhe krahas zjarrit që sot e përfshiu shtëpinë e tij familjare, ai është njeri i gëzuar sepse ka shumë miq që, tha, nuk ka çmim.

